LAJMI I FUNDIT:

Mesazhe nacionaliste serbe me hartën e Kosovës në Bosnjë, ekspertja e Ballkanit: Kjo s’duhet të lejohet

Mesazhe nacionaliste serbe me hartën e Kosovës në Bosnjë, ekspertja e Ballkanit: Kjo s’duhet të lejohet

Një grup i njerëzve, që thuhet se janë serbë të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës.

Dhe në imazhin i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, ata shihen duke mbajtur pankarta – ku edhe shihej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, e cila dënoi ashpër veprimin e tyre.


Woelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”.

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shkruar Woelk në rrjetin social X, e cila njëherësh shpërndau edhe këtë imazh në llogarinë e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori