“Kam thënë do i bëhem kurban dhe nuk do të ndahem prej saj”, janë fjalët e një nëne të vetme për vajzën e saj, 18 vjeçare.
Tash e sa vjet ajo kujdeset për të bijën e sëmurë, të cilën asnjëherë nuk mund ta lë vetëm. Jeta e tyre po vështirësohet çdo ditë e më tepër, ndërkaq të ardhurat janë të pakta. Nënë e bijë luten që dikush të ju ndihmojë, meqë aktualisht nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.
Shpesh herë ato detyrohen të flenë edhe të uritura. Sofra e tyre është boshë edhe në këtë festë të Kurban Bajramit, ndërkohë presin që të gjithë vullnet mirët të ju dalin në ndihmë.
Sa herë që bie shi, ato frikësohen se në banesë do të pikojë uji, e muret janë të mbuluara nga myku, por në këto kushte ato detyrohen të mbijetojnë.
Pa asnjë të ardhur, mezi arrijnë të sigurojnë pagesën e qirasë mujore prej 250 eurosh.
Afërdita, emër i vendosur nga redaksia, për shkak të ruajtës së identitetit, rrëfen për jetën e saj edhe të bijës. Ajo tregon për sfidat me të cilat po ballafaqohen si shkak i kushteve të rënda ekonomike.
Çdo ditë është një betejë e re për të, e mbushur me stres dhe probleme shëndetësore, ajo rrëfen momentin kur ju është sëmurë vajza.
“Jetoj me qira me vajzën, që tre vite kam ardhur, këtu qëndrojmë, herë punoj e herë jo. Tash më shumë kam stres, shkoj tek neurologu, psikiatri, kam gjetur punë në disa vende, por e kam lënë sepse nuk po mundem. Nervozë, këmbët e duart, më shumë rri, se nuk mundem, nuk jam në gjendje të punoj, edhe vajzën e kam veç me barna, që 17 vite me të shkoj nëpër mjek, e tash jam sëmurë edhe vet. Burri ka shkua jashtë që katër vite, here vjen, here jo, më shumë që nuk vjen… na ka lënë…Vajza vuan prej epilepsisë… Por momenti ma i rëndë në jetën time ka qenë kur është sëmurë vajza me 17 shkurt (2006)… veç është nxirë edhe e dërguam në Spital, aty e ka kap sulmi”, rrëfen ajo për kp.
Përballja me varfërinë dhe mungesa e mjeteve për të blerë barna është një sfidë e përditshme për të. Ndërsa, çdo reshje shiu sjellë frikë dhe shqetësim në vendin ku jetojnë.
“Ka pas rast që nuk kemi pas, nganjëherë edhe barnat nuk kam pas me çka t’i blejë… Është shumë e vështirë (të jetojmë veç ne dyja) sidomos kur të bie shi, qysh tutemi, se kërcasin, për murmurime bëhemi të bashke të dyja duke përqafuar njëra tjetrën”, shprehet ajo.
Përveç vështirësive të përditshme, ajo mban gjallë një ëndërr të madhe, të sigurojë një banesë për vajzën e saj.
“Unë kumedit çfarë kisha bërë sot, veç jetoj, por shkaku vajzës kam thënë do i bëhem kurban e nuk ndahem prej saj, veç do të jetoj me të. Ëndrra ime është që vajzës me ja ble një banesë, që me ditë që është e sigurt, dhe nuk e kam gajle më. S’ka më keq se me pa evladin në gjendje shumë të rëndë. Tash janë shtrenjtuar edhe çmimet, vajzës nuk i intereson a kam apo jo”, thotë ajo.
Ndërsa, uron që e njëjta të mos i ndodhë askujt, shprehet se akoma më e vështirë bëhet jetesa, kur janë kështu të vetme dy femra.
“Verës e kemi shumë nxehtë që truri digjet. Ndërsa, kur të bie shi këtu bëhet e gjitha ujë, kërcet murmurima, ndalet siguresa, natën me bo me ra shi, frikësohemi, bërtet vajza. Më keq se me jetua dy femra vetë, inshallah askujt si ndodhë, unë si nënë kam hekë shumë, sa me hjeka i kam 100 vjet, e kam veç këtë fëmijë, se kurrë nuk kisha jetuar, por hatri kësaj, kam thënë me barna e shty, veç kurban i saj këtu”, thotë ajo, duke u lutur që askush tjetër të mos kalojë në vështirësitë e saj.
Ndërkaq, çmimet e larta të jetesës, veçse kanë vështirësuar jetët e tyre.
“Mezi po ja dalë, rreth dy apo tre gjera po kushtojnë 20 euro, veç kur thotë kjo s’ka frigorifer…Për mish e këto nuk kemi…sepse shtrenjtë…por ka raste që ndonjëherë flemë dhe nuk e lë të kërkojë, i them po trashesh apo ndonjë gjë tjetër”, thotë ajo. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike

E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

“Vera e Ohrit”, Mickoski: Kultura është zemra e çdo shoqërie, bashkon artistët dhe qytetarët

Deputeti gjerman: Serbia s’mund të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë, e të shkelë ato të shqiptarëve në Preshevë

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Prokuroria Publike e Prilepit jep detaje për vrasjen e trefishtë

PDK, LDK dhe AAK: Vetëvendosje po synon pushtet të pakontrolluar

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë