Aktori i njohur nga Vlora i shndërruar së fundmi në këngëtar, Donald Veshaj, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në showbizin shqiptar.

Ajo këtë kohë ka qenë tejet i komentuar për marrëdhënien me prezantuesen Bora Zemani.


Kjo për shkak të një postimi të bërë në rrjete sociale, i cili disi u shpreh se është penduar për atë që ka bërë në Big Brother dhe se shpreson që ‘bora’ të shkrihet sërish.

Ndërkohë, një reagim në internet u bë edhe nga vet ylli i “Përputhen” duke treguar se momentalisht nuk ka asgjë mes tyre.

Krijuesi i hitit “Nuk je” në një postim të bërë ditën e sotme mori vëmendje të madhe me përshkrimin.

“Thjesht bëni atë që ju bën të lumtur”, tha ai.

Kujtojmë që Veshaj nisi një romancë të re dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila përfundoi menjëherë pas spektaklit.

Lidhja e tyre nisi mes një raporti të komplikuar që kishte me Zemanin. /Telegrafi/