Mes bombardimeve dhe një udhëtimi 54 orësh – Mykhailo Golod u ndihmua të arratisej nga Ukraina, por jo edhe familja e tij

Ishte një moment i hidhur kur Mykhailo ‘Misha’ Golod doli nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos të premten, më 11 mars.
Ky shënoi fundin e një rrugëtimi maratonë që 15-vjeçari dhe nëna e tij Vita kishin ndërmarrë për t’i shpëtuar zonës së luftës në atdheun e tij në Ukrainë.
Por mbërritja e tij në SHBA – ndërkohë që siguroi qetësinë e tij – pati një çmim.
Nëna e tij së shpejti do të kthehej në Ukrainë për të qenë me babanë e tij, i cili duhej të qëndronte për shkak të ligjit ushtarak, dhe gjyshërit e tij. Edhe pse Golod mendon se gjyshërit dhe nëna e tij do të udhëtojnë në SHBA, ai nuk është i sigurt se kur do ta takojë më pas babanë e tij, Oleg.
Edhe pse ai e vlerëson sigurinë e tij, kthimi i shumicës së familjes së tij në Ukrainë në mes të pushtimit rus të vendit ka rënduar shumë mbi të.
“Është shumë shkatërruese, por fatmirësisht, ata të gjithë kanë Wi-Fi dhe një burim interneti, ushqimi, ujë, dhe unë ende mund të flas me ta dhe të sigurohem se janë të sigurt”, deklaroi ai për Jim Sciutto të CNN. “Dhe e di që pasi të ketë mbaruar gjithçka, unë patjetër do t’i sjell këtu që të jenë me mua”.
Golod shtoi më pas: “Babai im do të mund të largohet vetëm pasi të përfundojë ligji ushtarak. Përndryshe, ai do të duhet të qëndrojë atje dhe ne do të shpresojmë për më të mirën”.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Golod dhe familja e tij bënë atë që bënë shumë ukrainas të tjerë dhe u bunkeruan në Kiev me shpresën se gjithçka do të mbaronte së shpejti.
Golod i tha CNN se ai kaloi një javë e gjysmë në “bombardimet” ruse të kryeqytetit të Ukrainës, sepse “shpërthimet nuk ishin aq afër shtëpisë sonë”.
“Por, në momentin që e dinim se bombardimet ishin në qytetin tonë, e dinim se duhej të largoheshim dhe të më nxirrnim jashtë dhe më pas prindërit e mi do të ktheheshin për të nxjerrë prindërit e tyre jashtë”, shpjegoi ai.
Dhe ishin lidhjet e Golod me golfin që i ofruan atij një rrugë për në SHBA.
15-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të rinj në Ukrainë dhe ka marrë pjesë në gara në mbarë botën.
Vetëm vitin e kaluar, Golod u bë ukrainasi i parë që konkurroi në Turneun e Juniorëve të SHBA të Shoqatës së Golfit të Shteteve të Bashkuara (USGA), i cili u zhvillua në Country Club të Karolinës së Veriut verën e kaluar.
Pas një udhëtimi rraskapitës, i cili filloi me një makinë dhe përfundoi kur ai zbarkoi në Orlando, duke zgjatur afërsisht 54 orë, ishte një vizë që ai kishte marrë duke luajtur në një turne në SHBA që e ndihmoi të rihynte në vend.
Dhe i sigurt në SHBA, Golod dënoi atë që po ndodh përsëri në atdheun e tij.
“Diçka që po ndodh në Ukrainë nuk duhet të ndodhë në mes të Evropës në shekullin 21”, potencoi ai. “Fëmijët po humbasin shtëpitë e tyre, po vdesin, po humbasin jetën”.
“Dhe është shkatërruese dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën sepse ka shumë lajme të rreme që qarkullojnë. Por në realitet, ajo që po ndodh është se i gjithë vendi po shkatërrohet. Nuk është çmilitarizim apo shkombëtarizim, ai në fakt po shkatërrohet nga (Vladimir) Putini dhe duhet të ndalet”.
Kur ai ishte ende në Kiev, gjendja e vështirë e Golod filloi të qarkullonte gjerësisht në internet pasi një intervistë me Golf Digest theksoi situatën e rëndë të tij dhe të familjes së tij.
Dhe intervista bëri që anëtarët e komunitetit të golfit të organizoheshin në përpjekje për të ndihmuar situatën e tij.
Jim Nugent, anëtar bordi në Shoqatën Amerikane të Golfit Junior dhe instruktori i golfit David Leadbetter filluan procesin e ofrimit të ndihmës.
Nugent tha për CNN Sport se dëgjimi i rrëfimit të Golod “më ka preku në shpirt” dhe kjo është arsyeja pse ai dhe Leadbetter ofruan ndihmën e tyre.
“Dhe kështu unë thirra (Leadbetter) dhe ne biseduam për këtë dhe ai tha: “Epo, ne duhet të bëjmë diçka për këtë’. Dhe unë i thashë: “Çfarë keni në mendje?” Ai tha: ‘Ne do ta nxjerrim atë nga Ukraina. Do ta fusim në akademinë time në Orlando, Florida, dhe unë do ta çoj në shkollë dhe ai do të fillojë një jetë të re”, shpjegoi Nugent.
Dhe kështu, ata u përpoqën të bënin ç’të mundnin për të ndihmuar Golodin dhe familjen e tij në udhëtimin e tyre.
Nugent shpjegon se ai kaloi kohë në telefon duke marrë angazhime financiare nga USGA dhe Country Club i Karolinës së Veriut për të ndihmuar udhëtimin e tij nga Ukraina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës