LAJMI I FUNDIT:

Merr mbiemrin e nuses për të emigruar në Angli, gjyshi i tij “krenar” për mbiemrin i ndanë ata! (Video)

Merr mbiemrin e nuses për të emigruar në Angli, gjyshi i tij “krenar” për mbiemrin i ndanë ata! (Video)

Se çfarë kuptimi ka shprehja “po bota çdo thotë”, e di më mire se kushdo, Gazmir Sefa nga Kukësi, i cili përpara se të martohej kishte mbiemrin e djalërisë Visha. Duke bërë plane për t’u larguar në Angli bashkë me të fejuarën 22-vjeçare, la mbiemrin e tij dhe mori mbiemrin e Sonilës, prindërit e së cilës janë emigrantë. Por, ky veprim është kundërshtuar nga gjyshi që ka ndezur konfliktet mes çiftit.

Në konflikt e sipër, sipas Prokurorisë, vajza ka ndërprerë marrëdhëniet me të riun, ndërkohë që ka siguruar edhe një urdhër mbrojtjeje prej tij.

Prokurorja tha në Gjykatë se Gazmiri përmes telefonit ka këmbëngulur ta takojë vajzën, duke shkelur vendimin e Gjykatës.


Për Gjykatën ky veprim konsiderohet dhunë dhe shkelje e urdhrit të mëparshëm, por për familjarët e të riut ai nuk ka kryer asnjë vepër penale. E ëma, Merita, thotë se përpara masës se sigurimit në noteri është përpiluar një kontratë pajtimi mes palëve, me kushtin që të rinjtë të ndahen

“Ja ka dhënë me dëshirën e vet gocën. Do iknin në Angli për të punuar. Nuk ka ardhur ai të më thotë më jep mbiemrin dhe nuk ia dhashë”, shprehet e ëma e të riut.

Gjykata vendosi masën arrest me burg për të dyshuarin ndërsa avokati thotë se do t’i drejtohet Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori