A.B, me vendbanim në Gjermani, e ka pranuar në Polici se ka kanosu deputeten Ariana Musliu-Shoshi përmes një profili të rrejshëm në Facebook me emrin “kaka kaka”.
Mërgimtari A.B ndodhet në ndalim dhe do të përballet me akuzën për kanosje ku dënimi maksimal për këtë vepër penale parashihet pesë vite burgim.
Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” që e ka ngritur prokurori Eset Rama, thuhet se i akuzuari A.B më 2 maj 2023 rreth orës 19, përmes FB e ka kanosur deputeten e Parlamentit të Kosovës.
“I pandehuri A.B në deklaratën e dhënë në Polici me datë 28.07.2023 dhe ne Prokurori e ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe deklaron qe nuk e ka pasur për qellim qe t’i bëjë ndonjë te keqe te dëmtuarës dhe ketë e ka kryer për shkak te gjendjes emocionale dhe se ka një NN te sëmurë dhe për këtë arsye shpesh bahet nervoz, i kërkon falje te dëmtuarës”, thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj mërgimtarit.
I pandehuri me profilin e rremë në FB “kaka kaka” e kishte kërcënuar deputeten se posa të vijë në Kosovë me sakicë do ta masakrojë.
A.B ka shkruar se me sakicë do ta masakrojë edhe familjen e deputetes, Ariana Musliu-Shoshi.
“Oj gjak shkine sa te vije ne pushim edhe es muj o me sakic ka met masakrue me gjithë familjen 1000 perqindë kam met pre për shkin cetnike ata Allah ta q.. qe te ka martue ty shko bane ADN e gjon babën qetnik qe te ka pjell ta q… token e nanes qe te man ty se qifti yt ni milion qetnika i qet oj shpijune, shpijune serbo ruse Allahu te kallt ne familjen tone ku te dhem mas shumti mori p… kralave se ti nuk je votue vorin e nones ta q… me pas pak ftyre nuk ban kështu 16 mij i vrau shkau e ti i përkrah hec për serbi token e nanes ta qifsha edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue p… te vraft gjaku i grave i fëmijëve te dëshmoreve”, ka shkruar A.B në adresë të deputetes.
Mërgimtari A.B ngarkohet se ka kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nëse shpallet fajtor, A.B rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burgim aq sa e parashihet dënimi maksimal për këtë vepër penale.
Prokurori ka propozuar që në shqyrtimin gjyqësor të ftohet edhe e dëmtuara Ariana Musliu-Shoshi në cilësinë e të dëmtuarës.
Po ashtu, është propozuar që në procedurën e administrimit te provave te lexohet mesazhi ne rrjetin social Facebook i dërguar nga i pandehuri tek e dëmtuara.
Në aktakuzë, prokurori ka propozuar që A.B t’i caktohet masa e paraburgimit pasi i pandehuri punon dhe jeton jashtë Kosovës dhe mund të arratiset. Aty thuhet se A.B mund t’i ikë drejtësisë pasi i njëjti e ka fshehur identitetin e tij personal dhe përmes llogarisë së rrejshme ka kryer kanosjen e deputetes.
Në aktakuzë thuhet se A.B nuk është paraqitur në Polici pavarësisht se ka pasur ftesë që i është lënë të shtëpia e tij në Kosovë.
“Prokurori i Shtetit, ka vlerësuar se, masa e vetme e cila do të siguronte praninë e të pandehurit në procedurë, është masa e Paraburgimit”, thuhet në aktakuzën e përpiluar nga prokurori Eset Rama. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri