Gjendja e rëndë në të cilën po jetojnë shumë familje kosovare ka prekur edhe mërgimtarin Agron Berisha nga komuna e Rahovecit, i cili jeton dhe vepron në Suedi.
Ai përmes shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” u ka dal në ndihmë 10 familjeve skamnore në qytetin e Prizrenit.
Berisha, thotë për Ekonomia Online se me të parë apelin e kësaj shoqate për ndihmë familjeve në gjendje të rëndë materiale, ka vendosur që të ndajë një pjesë nga pasuria e tij për disa familje.
“Kam ardhur para disa ditësh nga Suedia dhe kam vendos që të kontribuojë sadopak në zbutjen e gjendjes së këtyre familjeve, të cilat së bashku me drejtorin e “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin, i vizituam dhe vendosem që të blejmë gjëra të nevojshme ushqimore, por edhe higjienike”, thotë ai.
Mërgimtari thotë se kjo nuk është hera e parë që iu del në ndihmë të varfërve, duke shtuar se aksione të tilla ndërmerr herë pas herë, ndërsa apelon tek të gjithë që të bëjnë një hap të tillë.
Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati thotë për Ekonomia Online, se ka shumë donatorë si vendas ashtu edhe nga diaspora shqiptare që ndihmojnë shumë familje me gjendje të rëndë sociale.
“Çdo fillim është i vështirë dhe pa dyshim edhe ne kemi hasur në vështirësitë. Por kam qenë në kurbet dhe kam startuar me diasporën me njerëz që më kanë njoh. Ju kam shpjeguar idenë dhe më kanë thënë se do të rrimë mbrapa. Transparenca, sinqeriteti i punës tonë na kë bërë që neve sot bizneset më të mëdha donatorët të ndryshëm të na thërrasin vetë dhe na thonë, Halil na ke mbrapa. Ja vlen me cek se kjo shoqatë që nga viti 2009 deri në këtë moment që po flas me ju të gjitha fondet ndihmat i ka shqiptare. Pra janë brenda për brenda Kosovës biznese të ndryshme njerëz të vullnetit të mirë pa e mohu një kontribut jashtëzakonisht të madh të diasporës”, thotë ai.
Ai thotë se këto familje përveç mungesës së shtëpive, kanë edhe mungesë të gjërave ushqimore, ndërsa disa prej tyre kanë edhe anëtarë të sëmurë.
Edhe njëri nga donatorët vendës, thotë se i përgjigjet ftesës së kësaj shoqate çdo herë që kanë nevojë.
Erdin Fusha, menaxher në “ABI Center”, thotë se puna e djelmoshave në këtë shoqatë, ka bërë që të fitojë besimin e plotë të tyre.
“Ne e ndihmojmë shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, sepse hoxha Halil është shumë njeri i besueshëm dhe është ka bën një punë shumë me rëndësi, i gjen familjet me nevojë që secili njeri ka ndoshta vullnet me i ndihmua, por nuk mundet me ja arrit qëllimin e vet të caktuar. Ne me Halillin jemi njoftuar goxha herët dhe e besoj punën që e bën. Është shumë njeri i respektueshëm dhe ne me mundësitë tona sa kemi i ndihmojmë”, shprehet ai.
E familjet që përfituan nga ky donacion i mërgimtarit, u shprehën të lumtur.
Ata falënderuan shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për të cilën thonë së po u del në ndihmë sa herë po kanë nevojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri