Kompania gjermane Mercedes-Benz ka prezantuar dy automjete Maco Polo në panairin e Dyseldorfit.

Për ata që nuk e dinë, Mercedes përdor nomenklaturën Marco Polo për automjetet që janë shndërruar në “kamper”, pikërisht siq është rasti me Volkswagen California.


2 47

Marka gjermane prezantoi V-Class Marco Polo dhe T-Class me modulin Maro Polo, transmeton Telegrafi.

3 48

Rritja në segmentin e “kamperëve” përbën 5 për qind të fitimi vjetor nga viti 2017. Vitin e kaluar industria e “kamperëve” arriti vlerën prej 403 milionë dollarëve, e këto shifra nuk përfshijnë blerjet e drejtpërdrejta.

4 31

Për këtë një pjesë të “fitimit”e duan prodhuesit e veturave elektrike.

5 25

V-Class Marco Polo është një veturë luksoze e bazuar në modelin e ri që u prezantua një muaj më parë, pavarësisht se eksterieri është tërheqës, fokusi mbetet në brendësi.

6 14

Shoferët do të kenë në dispozicion dy ekran të gjerë prej 12.3-inç, versioni më i ri i sistemit MBUX, siç është navigacioni.

7 11

Në pjesën e pasme gjendet shtrati në kulm si dhe ulëset që mund të shndërrohet në shtretër në katin e dytë. Aty është edhe tavolina palosëse si dhe kuzhina me dollapë.

8 15

Disa funksione mund të realizohen përmes ekranit të ndjeshëm në prekje të vendosur përpara apo përmes aplikacionit për telefonat e mençur.

8 15

Në dyert e pasme të rrëshqitshme është i vendosur sistemi i ndriçimi me 64 ngjyra, kurse nga Mercedes thonë se krijon një ambient të ngrohtë.

9 9

Mercedesi ka përdorur teknologjinë e saj më të re që fjetja në “kamper” të jetë sa më e rehatshme. Airmatic ka funksionin e nivelizimit automatik, kështu që parkimi në hapësira jo të sheshta nuk është më ndonjë problem.

10 4

V-Class Marco Polo gjithmonë ka qenë i shtrenjtë, kështu pritet të jetë edhe kësaj radhe. Mercedes prezantoi modulin e mrekullueshëm Maco Polo për T-Class, një furgon të vogël familja me një stil të pazakontë që debutoi vitin e kaluar.

11 7

Edhe pse nuk ofron hapësirë të mjaftueshme sikurse V-Class, moduli megjithatë ofron shumë. Aty është shtrati për dy persona që mund t’i shtohen disa opsione si kuzhina, frigoriferi, bateria ndihmëse dhe pakoja Sleeping Package, që parandalon hyrjen e ndriçimit gjatë ditës dhe ofrojnë mbrojtje nga insektet. /Telegrafi/

12 3

13 3

14 2

15 2

16 1

17 1

18 1

19 1