Mercedes-AMG One arrin shpejtësinë maksimale në autostradën gjermane pa kufizim shpejtësie

Mercedes thotë se hipervetura AMG One është një veturë Formula 1 për rrugë.
Por, të kesh 1049 kuaj fuqi do të thotë se shpejtësia në një rrugë të drejtë është gjithashtu shumë e madhe, përcjell Telegrafi.
Kanali Gercollector në YouTube ka publikuar videon e një shëtitjeje me Mercedes-AMG One në një autostradë gjermane ku nuk ka kufizim shpejtësie.
Atje, vetura ishte në gjendje të arrinte një shpejtësi maksimale prej 347 km/h.
E gjithë ajo shpejtësi vjen nga një motor V6 turbocharged 1.6 litërsh, i çiftuar me tre motorë elektrikë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































