LAJMI I FUNDIT:

MEPJ: Po punojmë për rikthimin anijes

MEPJ: Po punojmë për rikthimin anijes

Historia e anijes tregtare shqiptare, e ndaluar nga Marina ushtarake e Libisë me akuzën e transportit të paligjshëm të mallrave, po ndiqet hap pas hapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendit tonë.

Burime nga MEPJ thonë se, nga kontaktet e vazhdueshme me të, marinarët ndodhen në anije dhe nuk ka asnjë problem që i shqetëson ata. Ndërkohë, përfaqësues të Ministrisë janë në kontakt me Marinën e Libisë për të bërë të mundur kthimin e tyre në vendin tonë.

Anija “Envi 1” ishte nisur nga Porti i Zuaras mbrëmjen e së premtes, me destinacion final Maltën. Anija është në pronësi të një shqiptari dhe lundronte në det me flamur të Panamasë, ndërkohë që drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç.


Në përbërje të ekuipazhit prej 8 anëtarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë: Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Celaj dhe Jurgen Balla.

Autoritetet ushtarake të Libisë e ndaluan atë në lundrim dhe e detyruan të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zaëyas. Sipas njoftimeve të para, anija u ndalua pas dyshimeve për transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë dhe rërën. Anija “Envi 1” ishte nisur nga Porti i Durrësit më 5 shtator, bosh, me destinacion Zuaran e Libisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori