Manchester City ka marr lajme të mira gjatë ditës së sotme (e hënë) pasi në stërvitje janë kthyer dy lojtarë: mbrojtësi Benjamin Mendy dhe sulmuesi anësor, Raheem Sterling.

Mendy është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e tij te Manchester Cityt.


Rikthimi i mbrojtësit francez vjen pas gjashtë muajve jashtë fushave shkaku i lëndimit të ligamentit krucial të këmbës.

Mbrojtësi i majtë francez bëri një fillim impresiv me jetën e tij në Etihad Stadium, pas transferimit të tij shumë të përfolur prej 52 milionë funteve nga Monaco.

Megjithatë, 23-vjeçari pësoi një lëndim serioz gjatë një dueli me Andro Toëstend në fitoren 5-0 të Cityt ndaj Crystal Palace në shtator.

Pas një interviste me faqen zyrtare të Cityt javën e kaluar, Mendy tha se po synonte një kthim në derbin e 7 prillit kundër Manchester United, por ai ishte fotografuar duke punuar me topin së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Pep Guardiola të hënën.

Mendy tani ka për qëllim përgatitjen e fortë për tu kthyer në skemat e trajnerit spanjoll dhe të fitoj një vend te Kombëtarja e Francës për Kupën e Botës "Rusia 2018".

Edhe Raheem Sterling u kthye në fushën e trajnimit pasi më parë humbi tri ndeshjet e fundit me City pas një problemi muskulor, e cili e la jashtë fushave për rreth dy javë. /Telegrafi/

telegrafi sport app