Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët, për rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët.
Transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar. Megjithëse Marrëveshja e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitetit, zbatimi i saj hasi në kundërshtimin e eksponentëve të nacionalizmit maqedonas që mbizotëruan për një kohë jetën politike. Për Shqipërinë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një çështje parësore e sigurisë, mirëkuptimit ndëretnik dhe stabilitetit demokratik me ndikim në të gjithë rajonin.
Për këtë arsye, falë insistimit tonë, zbatimi i saj i plotë u përfshi si kriter për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në dokumentin e Samitit të Uellsit, në vitin 2014. Edhe pse u kritikuam së brendshmi, për gjoja pengesë ndaj fqinjëve në rrugën euroatlantike dhe nuk u mirëkuptuam nga të gjithë aleatët në NATO për këtë qëndrim, koha na dha të drejtë.
Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e nënshkruar në janar të vitit 2017 dhe e mbështetur nga Shqipëria, i dha frymëmarrje demokratike vendit fqinj, i cili ishte nën thundrën e nacionalizmit dhe i bllokuar tërësisht në rrugën euroatlantike. Të gjithë ata që e kundërshtuan atë platformë apo akuzuan Shqipërinë për përfshirje në punët e brendshme të vendit fqinj rezultuan të gabuar. Falë veprimit të mençur politik, shqiptarët dëshmuan se janë gurë themeli i stabilitetit demokratik dhe diktues të rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë që adreson çështjet e karakterit identitar, nuk do të ishin të mundura pa rolin dhe kontributin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë, nuk do të ishte e mundur as Maqedonia e Veriut në NATO dhe në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE. Në planin e brendshëm, gjatë këtyre viteve u rrëzuan një e nga një kështjellat e monopoleve etnike.
Nuk duhet të harrojmë se kur u zgjodh herën e parë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, u organizua një “puç” nga turma nacionaliste, e cila u fut në parlament dhe sulmoi deputetët. Por, kur u zgjodh për herë të dytë kryetar Parlamenti Talat Xhaferri, nuk ishte më lajm, për shkak se kjo u konsiderua si diçka normale. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pozicionet e tjera kyçe e përfaqësuese të shtetit që sot mbahen nga shqiptarët, me shpresën se në të ardhmen do të konsiderohen si një proces normal i një demokracie multietnike funksionale.
Rruga e përshkruar me mund e sakrifica nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjatë njëzet viteve të fundit më kujton bisedat interesante me Ali Ahmetin, i cili beson se “politika duhet të bëhet me mendjen akull, por me zemrën zjarr”. Përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndëretnik nuk e ka arritur ende pikën e moskthimit, sidomos përsa u përket institucioneve të sigurisë, pjesëmarrjes në jetën ekonomike të vendit dhe zgjerimin e bazës së mirëqenies në shoqëri. Pluralizmi politik mes faktorit shqiptar është i shëndetshëm dhe nxitës i progresit. Përfaqësimi i tij politik në parlamentin e ardhshëm duhet të sigurojë vijimin e kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Pasi përparimi i të drejtave të shqiptarëve është i lidhur ngushtë më kyçjen e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat europiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe