Nga: Ian Gittins / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Filmi i vitit 1994, Forest Gamp [Forrest Gump], në rolin kryesor ka aktorin Tom Hanks, i cili luan burrin që takon rastësisht figura legjendare nga historia e shekullit XX: Elvis Presley, John F. Kennedy, Lyndon Johnson, Abbie Hoffman, John Lennon dhe Richard Nixon. Quincy Jones, i cili ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, e quante veten “Gampi i getove.”
Gjatë një karriere shtatëdekadëshe, Jones pati sukses të jashtëzakonshëm si producent muzikor, kompozitor filmash dhe si mogul i industrisë zbavitëse. Gjatë rrugëtimit, ai pati rastin të shoqërohej me figura si Ray Charles, Frank Sinatra, Miles Davis, Pablo Picasso, Michael Jackson, Oprah Winfrey dhe Elon Musk.
Pjesa e “getos” ishte pjesërisht e vërtetë. Jones lindi në Çikago në vitin 1933 nga prindër të klasës punëtore. Pas institucionalizimit të së ëmës, e cila vuante nga skizofrenia, ai u dërgua për një periudhë në Kentaki për të jetuar me gjyshen e tij, e cila e dërgonte në lumin e afërt për të zënë minj që ajo t’i vriste dhe t’i gatuante.
Pas shpërnguljes në Siatëll me të atin dhe pasi mbijetoi një aksident automobilistik në të cilin humbën jetën katër persona të tjerë, Jones u magjeps nga muzika dhe filloi të luante në trumbetë. Si mik i një nxënësi tjetër të shkollës vendore, Ray Charles, në moshën 18-vjeçare ai u bashkua me grupin e xhazit të Lionel Hamptonit dhe bëri turne nëpër ShBA.
Hapi tjetër i Jonesit ishte Nju-Jorku, ku punoi si orkestrues muzikor për pianistin Count Basie dhe të tjerë. Udhëtoi nëpër botë me grupin e njohur të xhazistit Dizzy Gillespie dhe më pas jetoi në Francë, ku hante shpesh darkë me Picasson, një fqinj i tij. Në vitin 1958, Grace Kelly i kërkoi të drejtonte dhe të orkestronte për Frank Sinatran një koncert bamirësie në Monako.
Ky takim ishte pikënisja e një marrëdhënieje me këngëtarin, gjatë së cilës Jones ishte producent i shumë prej veprave të tij më të famshme, përfshirë albumin e vlerësuar të vitit 1966, Sinatra at the Sands. Pasi u kthye në ShBA në fillim të viteve ’60 të shekullit XX, ai gjithashtu punoi me Ella Fitzgeraldin, Miles Davisin dhe Sammy Davis Jr.-in, duke dëshmuar veten si një producent i shkathët që dinte të punonte me egot shpesh të tmerrshme të artistëve.
Pasi iu bashkua kompanisë diskografike “Mercury Records”, Jones u ngjit shpejt në pozicionin e nënkryetarit. Ai e kuptoi se xhazi ishte në tërheqje dhe se popi po ngrihej, ndaj prodhoi këngë që shisnin miliona kopje për adoleshenten Leslie Gore, përfshirë këngën e saj të famshme të vitit 1963, It’s My Party.
Por, Jones dëshironte të punonte në filma. Kur u zhvendos në Los Anxhelos, ai kompozoi muzikën për dhjetëra filma, përfshirë In The Heat of the Night (1967) dhe The Italian Job (1969), si dhe krijoi muzikë për shfaqje televizive, përfshirë temën për Ironside, ndërsa fitoi një Emmy për punën e tij në Roots.
Pas një aneurizme në tru në vitin 1974, e cila e detyroi të linte trumbetën e tij të dashur, Jones përqafoi muzikën soul dhe fank, duke u bërë producent i albumeve të suksesshme të Aretha Franklinit, Donna Summerit dhe George Benson-it. Ai gjithashtu pati kohë të krijonte muzikë për veten, duke arritur në kreun e 10 albumeve më të shitura në ShBA me Body Heat dhe The Dude.
Megjithatë, për shumë njerëz, Jones mbahet mend përgjithmonë për vitet ’80 të shekullit XX, veçanërisht për bashkëpunimet e tij me Michael Jacksonin. Pasi kishte punuar me Jacksonin në filmin The Wiz të vitit 1978, Jones u bë producenti i tij në studio dhe udhëhoqi realizimin e tri albumeve që përcaktuan karrierën e Jacksonit.
Off the Wall (1979), Thriller (1982) dhe Bad (1987) kanë shitur gjithsej më shumë se 100 milionë kopje. Thriller qëndroi për 37 javë në krye të listës Billboard dhe mbetet albumi më i shitur i të gjitha kohërave (edhe në epokën e transmetimit në internet, ka gjasa të mbetet i tillë). Jones gjeti gjithashtu kohë për të qenë producent i këngës së famshme të bamirësisë të vitit 1985, We Are the World, për të ndihmuar në luftën kundër urisë në Etiopi.
Ai kishte një sy unik për të zbuluar talentet. Në vitin 1985, ai vendosi që Oprah Winfrey, nga televizionet lokale në Çikago, të luante në filmin e Steven Spielbergut, The Color Purple (1985), muzikën e të cilit e kompozoi dhe ishte producent. Pesë vjet më vonë, ai u bashkua me kompaninë filmike “Time Warner” për të themeluar produksionin “Quincy Jones Entertainment” që krijoi shfaqjen e suksesshme televizive The Fresh Prince of Bel-Air, duke nisur kështu karrierën e Will Smithit.
Jeta personale e Jonesit ishte po aq e ngjeshur sa karriera e tij. Ai u martua dhe u shkurorëzua tri herë dhe la pas shtatë fëmijë, përfshirë aktoren Rashida Jones.
Në vitet e fundit, ai ishte fqinj me Elon Muskun dhe thoshte se shpesh ka darkuar me të, me Mark Zuckerbergun, Sergey Brinin dhe Jeff Bezosin.
Për “Gampin e getove”, siç e quante ai veten, homazhe janë bërë nga Paul McCartney, Michael Caine, Elton John dhe dy presidentë amerikanë, Joe Biden dhe Barack Obama. Stevie Wonder i tha revistës Rolling Stone: “Quincy duhet të kujtohet si një nga dhuratat më të mëdha të Zotit për botën.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para