Felipe Melo mund të kthehet në Brazil.

Sipas FcInterNews, tri klube braziliane janë të interesuara për atë, si San Paolo, Corinthians dhe Flamengo.


Por, qëllimi i lojtarit nuk është rikthimi në vendlindje pasi beson se është pak herët dhe se dëshiron një aventurë jashtë Brazilit.

Qëllimi i tij është të qëndron te Interi deri në qershor dhe pastaj të shikojë mundësitë për një transferim në Kinë apo në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

33-vjeçari është paraqitur vetëm në dy ndeshje në të gjitha garat për Interin në sezonin 2016/17 deri më tani. /Telegrafi/

telegrafi sport app