Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet reperja përmes një fotosesioni unik në të cilin u paraqit tejet atraktive dhe e ndau me fansat saj në Instagram ku numëron mbi një milion ndjekës.


Melinda dukej në formë të mirë teksa vuri në pah fizikun në një trupore me ngjyrë të gjelbër me shkëlqim dhe prerje të veçantë rreth belit dhe dekoltesë.

melindaademi 279357206 705339124108902 2483270959508732369 n Foto: Melinda Ademi/Instagram

Krijuesja e hitit “Karma” përshtati veshjen me këpucë me taka po ashtu me ngjyrë të gjelbër, ndërsa edhe makijazhi përputhej me dukjen.

melindaademi 279472073 672933130477418 1667433255668752994 n Foto: Melinda Ademi/Instagram

“Kënga e re ‘All Night’, së shpejti…a jeni gati?!”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e fotosesionit, duke lënë të kuptohet se imazhit ishin shkëputur na xhirimet e klipit të ri.

Melinda pranoi komente të shumta nga ana e fansave, të cilët presin me padurim një projekt të ri nga reperja.

melindaademi 279328214 379021094135631 3360493058691633102 n Foto: Melinda Ademi/Instagram

Kujtojmë që kënga e fundit e Melindës është “Melodia” e lansuar në nëntor të viti të kaluar. /Telegrafi/