Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ndalojnë së komentuari vallëzimin e Donald dhe Melania Trump në ballon me titull “Komandanti në Krye”, të mbajtur pak ditë më parë me rastin e inaugurimit.
Trump është rikthyer si President i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Melania ka marrë sërish rolin e Zonjës së Parë.
Pas vallëzimit të tyre të parë, atyre iu bashkuan në skenë Zëvendëspresidenti J. D. Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha. Secili prej tyre më pas vallëzoi me një pjesëtar të ushtrisë amerikane.
Kjo ballo, e njohur si “Komandanti në Krye”, i dedikohet të gjitha degëve të ushtrisë amerikane, raporton DailyMail. Gjatë këtij eventi, Melania vallëzoi me një anëtar të Gardës Nderi të Forcave Ajrore, Henry Wallen. Komentet në rrjet ishin të shumta: “Melania sapo vallëzoi me një ushtar të ri në ballo dhe nuk e kam parë kurrë kaq të buzëqeshur” dhe “Dua dikë që të më shikojë ashtu siç Melania shikon ushtarin që vallëzoi me të”, janë disa prej tyre.
@vetgaming_ Four members of the military just swapped spouses to Dance with Trump, Melania JD Vance and Usha | @realdonaldtrump @jd #USA #foryou #fyp #foryoupage #TikTok #Trump #politics #Trump2025 #PresidentTrump #BREAKING ♬ original sound – VetGaming
Melania Trump, e lindur në Slloveni, ka pasur një rrugëtim të pazakontë drejt postit të Zonjës së Parë. Përpara se të vinte në ShBA, ajo punonte si modele. Për shkak të së kaluarës së saj, ajo shpesh është konsideruar si një Zonjë e Parë “jo tradicionale”. Gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, disa nga fotografitë e saj nga fillimet e karrierës, përfshirë ato ku pozonte nudo, u rikthyen në vëmendjen publike.
Në vitin 1995, kur ishte 25 vjeçe, Melania pozoi nudo për revistën franceze “Max”. Në janar të vitit 2000, ajo u shfaq në revistën britanike “GQ”, ku pozonte në aeroplanin privat të Donald Trump, duke mbajtur vetëm bizhuteri me diamant dhe pranga metalike.

Në vitin 1996, Melania u zhvendos në Nju Jork, një moment që shënoi kthesën më të madhe në jetën e saj. Ajo pati mundësinë të punonte me revista prestigjioze si Vogue dhe Vanity Fair. Por momenti kyç ndodhi në vitin 1998, kur ajo takoi Donald Trump, një biznesmen të njohur dhe figurë mediatike.
Çifti u fejua në vitin 2004 dhe u martua në janar të vitit 2005, gjatë një ceremonie luksoze në Palm Beach, Florida.
Rikthimi i tyre në qendër të vëmendjes, përmes inaugurimit dhe ballit të fundit, vazhdon të mbetet një temë e diskutuar gjerësisht, si për momentet e tyre publike, ashtu edhe për historinë e pasur që ndajnë së bashku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s’i kuptoj

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania