Këngëtarja e njohur, Mel B, është hapur për të folur rreth bullizmit dhe se si personat që e rrethonin përdornin fjalë raciste ndaj saj.

45-vjeçarja është rritur në rajonin e Leeds, dhe sipas saj në atë vend është parë shumë më ndryshe nga fëmijët e tjerë, shkruan Mirror.


Në pamundësi për t’i duruar të gjitha ato sharje, Mel B është detyruar që të vrapojë nga shkolla në shtëpi pasi ishte e ndjekur nga moshatarët e saj.

melB 1 (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

“Ka qenë e vërtetë që kur shkova në shkollë kuptova se sa efekt pati ngjyra e lëkurës sime te fëmijët e tjerë. Më thërrisnin gjithmonë me fjalë raciste”.

“Kam qenë e ndjekur nga fëmijë që më quanin në atë mënyrë, mësova të vrapoja shpejt. Kur u rrita paksa gjithmonë fitoja garat e vrapimit, kjo pasi e mësova shpejtësinë qysh në moshë të vogël”, shtoi ajo.

melB 2 (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Përpos kësaj, edhe pasi iu bashkua grupit "Spice Girls", ishte përballur me paragjykime të shumta, pasi i kishin kërkuar që t’i drejtonte flokët.

Ky rrëfim vjen pas vdekjes së George Floyd, i cili nuk mund t’i bënte ballë presionit që kishte në qafë nga këmba e policit. /Telegrafi/