LAJMI I FUNDIT:

Meksika, Kili dhe Kosta Rika fillojnë vaksinimet kundër coronavirusit

Meksika, Kili dhe Kosta Rika fillojnë vaksinimet kundër coronavirusit

Një infermiere meksikane është personi i parë në Amerikën Latine që mori vaksinën kundër coronavirusit, kur vendi i saj filloi të enjten me programin e vaksinimit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Meksika pranoi një dërgesë fillestare prej 3,000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Vendi ka gjithsej 1.3 milion viktima nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë.


Pak kohë më vonë të enjten, Kili dhe Kosta Rika, gjithashtu filluan administrimin e vaksinës Pfizer-BioNTech.

Argjentina gjithashtu planifikon që në ditët e ardhshme të fillojë me inokulimet, por ka zgjedhur vaksinën e prodhuar nga Rusia, Sputnik V.

Brazili i cili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, nuk do të fillojë me vaksinimet deri në mes të shkurtit. /Telegrafi/