LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti pret në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, flasin për mundësinë e lehtësimit të qasjes në financa për bizneset

Mehmeti pret në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, flasin për mundësinë e lehtësimit të qasjes në financa për bizneset

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i Bordit, Bashkim Osmani.

Gjatë takimit, Mehmeti e informoi Osmanin lidhur me një varg masash që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, e në veçanti për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato të rinisin aktivitetin e tyre.

Gjithashtu, Mehmeti njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren për të ndihmuar bizneset që të përballen më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.


Pjesë e dsikutimit ishte gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve shprehën gatishmërinë që së bashku me të gjithë akterët, të kontribuojnë në rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori