LAJMI I FUNDIT:

Mehmedoviq: Jemi ende në një zonë me aktivitet të ulët viral, situata është mjaft stabile, nuk ka asgjë dramatike

Mehmedoviq: Jemi ende në një zonë me aktivitet të ulët viral, situata është mjaft stabile, nuk ka asgjë dramatike

Asgjë për t’u habitur, gjithçka është brenda parashikimeve për këtë periudhë të vitit, tha mjeku Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Infektive, lidhur me përmbajtjen e raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

“Kjo nuk është periudha e vitit në të cilën presim kulmin e sëmundjeve virale. Nëse tani mendoni se spitalet dhe klinikat janë vërtet të mbushura, e nuk janë të mbushura, imagjinoni se çfarë do të ndodhë në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, kur pritet kulmi i sezonit të gripit”, tha Mehmedoviq.

Shifrat, theksoi ai, tregojnë se ka një rritje krahasuar me javën e kaluar, por, siç thekson, jemi ende në një zonë me aktivitet të ulët viral, që do të thotë 50 për 100 mijë persona të sëmurë me grip apo sëmundje që i ngjan gripi.


“Një mijë e 200 raste me grip janë regjistruar që nga fillimi i sezonit 2023/24. Nga 600 materialet që kanë mbërritur në ISHP, mendoj se vetëm 29 janë pozitive për grip, për pjesën tjetër gripi nuk është izoluar si shkaktar, por bëhet fjalë për sëmundje që ngjajnë me gripin.

Covid është çuditërisht në rënie, numrat janë ulur me 10 përqind. Në mesin e sëmundjeve infektive dominon variçela dhe jo më pak se 66 për qind e të gjitha sëmundjeve infektive që përfshijnë Covid-in dhe gripin janë për shkak të variçelës, intoksikimeve ushqimore të cilat kryesisht janë bakteriale, zgjebja gjithashtu paraqitet rrallë”, shpjegoi Mehmedoviq.

Situata, shtoi ai, është mjaft e qëndrueshme, absolutisht për këtë periudhë të vitit dhe diçka që ka ndodhur me vite të tëra, dhe asgjë nuk kërcen në mënyrë dramatike nga ajo kurbë e sëmundjes infektive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Lajme
Kalo në kategori