LAJMI I FUNDIT:

Megxit i përket të kaluarës: Princi Harry dhe Meghan Markle shkëlqejnë me rikthimin e tyre në ceremoninë zyrtare të jubileut të Mbretëreshës

Megxit i përket të kaluarës: Princi Harry dhe Meghan Markle shkëlqejnë me rikthimin e tyre në ceremoninë zyrtare të jubileut të Mbretëreshës

Në Mbretërinë e bashkuar po shënohet ngjarja e madhe e ceremonisë zyrtare të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II, që shënon 70-vjetorin e mbretërimit të saj.

Princi Harry dhe Meghan Markle u kthyen në shtëpinë e tyre në Kështjellën Windsor në Frogmore Cottage këtë pasdite, duke e lënë pjesën tjetër të familjes mbretërore të marrë pjesë në Shërbimin e Falënderimeve për Mbretëreshën.

Duka i Sussex-it u pa duke buzëqeshur pranë gruas së tij ndërsa po ngiste një ‘Range Rover’ pasuar nga një makinë tjetër e cila ishte e sigurimit që po i përcillte ata nga mbas, shkruan DailyMail.


Ata kishin qenë në Katedralen e Shën Palit për shërbimin, por u mbajtën larg Princit William, Kate, Princit Charles dhe Camillas pasi ndihmësit mbretërorë u siguruan që ata të uleshin në anën tjetër të korridorit – dhe më vonë u larguan veçmas.

Kim Kardashianit i refuzohet kërkesa për të marrë pjesë në ceremoninë mbretërore të jubileut të Mbretëreshës Elizabeth
Lexo po ashtu Kim Kardashianit i refuzohet kërkesa për të marrë pjesë në ceremoninë mbretërore të jubileut të Mbretëreshës Elizabeth

Çifti Sussex nuk morën pjesë menjëherë në një pritje në Guildhall aty pranë, ku u shfaqën një sërë anëtarësh të tjerë të familjes mbretërore dhe politikanë, përfshirë kryeministrin Boris Johnson dhe sekretaren e brendshme Priti Patel.

Zyrtarët e Pallatit të Buckinghamit u përpoqën të shmangnin përsëritjen e skenave të ngrira kur dy çiftet (Princi Harry dhe Meghan Markle) dhe (Princi William dhe Kate Middleton) u ulën pranë njëri-tjetrit dhe u larguan së bashku në ngjarjen e tyre të fundit të përbashkët në mars të vitit 2020 në Westminster Abbey.

Dhe ndihmësit do të ishin të kënaqur që shërbimi i sotëm para 2000 të ftuarve kaloi pa ndonjë incident të tillë apo “optikë” negative, duke pasur parasysh përpjekjet për të siguruar që sot të kishte të bënte me Mbretëreshën dhe ceremoninë speciale për mbretërimin e saj 70-vjeçar.

Kate dhe William biseduan me Princin Charles dhe Camillan brenda katedrales, por nuk kishte asnjë shenjë të të njëjtit raport me Harryn dhe Meghanin, të cilët ishin ulur mes Zonjës Sarah Chatto dhe burrit të Princeshës Eugenie, Jack Brooksbank, dhe ishin nën udhëzime të rrepta për të mbajtur një profil të ulët gjatë ngjarjes.

Harry dhe William kanë pasur një grindje të gjatë, ndërsa Harry ka akuzuar babanë e tij Charles se e kishte ndërprerë atë së ndihmuari financiarisht dhe Meghan pretendoi se një mbretëror i paidentifikuar bëri një koment për ngjyrën e lëkurës së Archiet para se të lindte – një sërë akuzash që ata i bën gjatë intervistës së tyre famëkeqe vitin e kaluar me Oprah Winfreyn.

Kjo paraqitje shënon herën e parë që Harry dhe Meghan, të cilët tani jetojnë në Kaliforni, marrin pjesë në një ceremoni zyrtare mbretërore që kur u larguan nga monarkia për një jetë të re në ShBA dy vjet më parë.

Turmat brohoritën çiftin teksa mbërritën, dhe ata u panë të buzëqeshur teksa përshëndetnin të pranishmit me dorë.

Sot, Charles përfaqësoi zyrtarisht Mbretëreshën 96-vjeçare që mungonte në shërbimin në Londër që filloi në orën 11:30. Mbretëresha humbi ngjarjen historike pas një vendimi të minutës së fundit të shpallur nga Pallati i Buckinghamit në orën 19:30 dje, pasi ajo përjetoi ‘shqetësim’ gjatë ngjarjeve të “Trooping The Color” më herët gjatë ditës.

Gjithashtu nuk pati asnjë paraqitje në St Paul nga Princi Andrew pasi ai rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të kësaj jave. Mbretëresha e shikoi shërbimin nga rezidenca e saj në Kështjellën Windsor që u transmetua direkt në BBC One.

Harry dhe Megan ecën në rreshtin e Shën Palit dorë për dore pas shërbimit, të cilëve iu bashkuan anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe pas Charles dhe Camillas dhe Williamit dhe Katet – por nuk u shfaqën me ta jashtë.

Harry dhe Meghan u panë duke folur me Zonjën Sarah Chatto, e cila ishte ulur pranë Meghanit dhe burrit të saj Daniel Chatto. Klerikët e lartë prisnin t’i jepnin lamtumirë kongregacionit dhe Meghan bëri një shaka me Kryepeshkopin e Jorkut dhe preku krahun e Harryt ndërsa ai iu bashkua bisedës. Më pas treshja qeshën përpara se Çifti Sussex të vazhdonin.

Anëtarët e turmës jashtë Shën Palit kënduan Himnin Kombëtar ndërsa prisnin që familja mbretërore të largohej në fund, përpara se Charles dhe Camilla të ishin të parët që dilnin jashtë ndërsa këmbanat filluan të binin në fund të shërbimit.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u larguan të kapur për dore dhe u panë duke biseduar me Zara Tindall dhe bashkëshortin e saj Mike. Të dy Harry dhe Meghan shtrënguan duart me Lord Mayor përpara se të hipnin në një veturë për t’u larguar pas ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori