LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Peja vazhdon garat

Megjithatë, Peja vazhdon garat

Peja nuk do të tërhiqet. Përkundër paralajmërimeve të krerëve të klubit një ditë më parë, skuadra ‘verdhezi’ do ta vazhdojë normalisht stinorin në ETC Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët u tërhiqen në sfidën gjysmëfinale të Ipko Kupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës, nën pretekstin se ndaj tyre u shkaktua padrejtësi. E, ata shkuan aq larg sa paralajmëruan tërheqjen nga garat pas ngjarjeve që ndodhën në palestrën ‘Shani Nushi’.

Megjithatë, tani gjithçka është normalizuar. Kreu i skuadrës, Art Gashi, për Arena njoftoi se skuadra do t’i luaj ndeshjet në ETC Superligë sipas orarit të caktuar. “Kemi mbajtur mbledhje dhe kemi marrë mendimin e të gjithëve. I kemi mbledh të gjithë dhe kemi diskutuar gjatë këtë punën dhe kemi ardhur në konkludim me ndihmën e madhe të tifozëve që na kanë shty të kthehemi në gara edhe përkundër shumë padrejtësive që na janë bërë dhe degradimit të basketbollit”, u shpreh Gashi për gazetën Arena.

Ndryshe, Peja arriti që të shtunën në ndeshjen e kupës të dhuroj një paraqitje tejet të përmirësuar ndaj prishtinasve, mirëpo gjersa po zhvillohej çereku i tretë i takimit, gjyqtarët e ndeshjes vendosën që ta zbrazin sallën, një vendim i cili irritoi skuadrën ‘verdhezi’, të cilët pretendonin se tifozët e tyre ‘Shqiponjat’ nuk e meritonin largimin. Kjo edhe solli tërheqjen e Pejës nga parketi, duke sjell dënimin prej 1000 euro nga Komisari i Garave pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Do të rikthehemi aty ku e meritojmë!


Gashi ka theksuar se Peja ka qenë vatër e basketbollit kosvar dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, duke premtuar një rikthim të fuqishëm. “Si gjithmonë, Peja ka qenë vatër e basketbollit dhe na mbetet ne që të mundohemi t’i rregullojmë këto gjëra dhe të ngritemi sërish për t’u rikthyer aty ku e kemi vendin, edhe pse e dimë se një gjë e tillë do të jetë e vështirë”, u shpreh kreu ‘verdhezi’. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori