LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox mahnit kalimtarët me dekoltenë e saj të harlisur dhe pllakat e stomakut

Megan Fox mahnit kalimtarët me dekoltenë e saj të harlisur dhe pllakat e stomakut

I gjithë interneti po jehon nga fotot e reja të aktores dhe modeles amerikane

Tashmë jemi mësuar që Megan Fox të befasojë me veshjet e saj.


Për veshjet e saj vazhdimisht shkruhet. Këtë herë, aktorja është kapur në rrugët e Los-Angelesit, ndërsa kalimtarët kanë mundur ta dallonin nga “një kilometër larg”.

Shkak është bërë kompleti i markës së modës “Jacquemus”, ngjyrë jeshile neoni, por të gjithë kanë mbetur të shtangur nga dukja e aktores.

Këtë kombinim Megan e ka zgjedhur për koncertin e të fejuarit Machine Gun Kelly, transmeton Telegrafi.

Fox ka veshur një jelek i cili nxirrte në pah gjoksin dhe pantallona, ndërsa pllakat në stomak janë edhe një dëshmi se sa kujdeset për dukjen e saj.

Këto foto bënë bujë të përgjithshme në rrjete sociale, ku shumë përdorues i shpërndanë dhe komentuan se sa bukur duket Megan.

Këto foto arritën edhe tek shumë stilistë, të cilët theksuan se Megan zgjodhi top pantallona, ndonëse shpjeguan se edhe një bluzë e thjeshtë do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer.

A ju edhe juve pëlqen ky edicion i modës? /Telegrafi/