Me një horizont plot rrokaqiej dhe një autostradë të caktuar për të “përfshirë” pesë vende, Afrika pritet të bëhet “shtëpia e megalopolisit” të parë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zona e përhapur pritet të shtrihet pothuajse 1,000 km përgjatë bregut perëndimor të Afrikës – duke filluar në Abidjan dhe duke përfunduar në Lagos – dhe është vendosur të strehojë gjysmë miliardë njerëz brenda dekadave.
Ndryshe, Afrika është në mes të një revolucioni demografik pasi popullsia e saj vazhdon të rritet.
Dhe atje, gjithnjë e më shumë kulla të larta, zyra, komplekse tregtare dhe hotele po shfaqen përgjatë vijave bregdetare të pesë vendeve, duke i bërë kufijtë gjithnjë e më të paqartë.
Dhe bota tani po shikon sesi megalopolisi i parë evoluon.
Ndërkohë që infrastruktura e saj vazhdon të zgjerohet, po ashtu do të zgjerohet edhe popullsia e saj.
Siç edhe dihet, Afrika është shtëpia e 17 për qind të qytetarëve të globit, me 1.4 miliardë.
Por deri në vitin 2100 OKB-ja parashikon se popullsia e saj pothuajse do të trefishohet në katër miliardë – 40 për qind e totalit të botës.
Në këtë drejtim, ekspertët besojnë se rreth gjysmë miliardë do të jetojnë brenda megalopolisit – që shtrihet nga Abidjan në Nigeri në Lagos në Bregun e Fildishtë përmes vendeve të Gana, Togo dhe Benin – deri në këtë kohë.
Megjithatë, edhe në të ardhmen e afërt, popullsia e “mega-rajonit” do të rritet në 51 milionë deri në vitin 2035.
Kështu, krerët e Bankës Afrikane të Zhvillimit kanë mbledhur tashmë dhe kanë rezervuar mbi 14 miliardë euro për të krijuar një autostradë të re përgjatë Gjirit të Guinesë nga Abidjan në Lagos.
Ajo do të jetë deri në gjashtë korsi e gjerë dhe do të jetë pa pagesë, pasi shoferët do të kenë çipa të vendosura në targat e tyre.
Siç bëhet e ditur më tej, megalopolisi në zhvillim do të shohë qytete të vogla të transformuara në të mëdha ndërsa qytetarët e intriguar migrojnë në rajonet bregdetare.
Ky projekt, sipas ekspertëve, mund të jetë në ballë të një bumi ekonomik për kontinentin.
Sipas të dhënave, një qytet përgjatë rrugës që do t’i nënshtrohet një ndryshimi në pamje është Accra, kryeqyteti i Ganës.
Autoritetet në vend kanë zbuluar një projekt me vlerë mbi 1 miliard euro për të forcuar nivelet e turizmit.
Ai do të shohë objekte të tilla si hotele, zyra dhe sheshe tregtare të marrin formë përgjatë 248 hektarëve përreth bregdetit.
Me këtë, arkitektët shpresojnë ta shndërrojnë qytetin në një “enklavë turistike të klasit botëror”.
E dizajnerë të tjerë të përfshirë në riformulim thuhet se po kërkojnë metoda që janë përdorur për qindra vjet për ndërtimin e tyre.
Materialet si betoni dhe çeliku janë vendosur të shmangen për ato që disponohen natyrshëm, si balta dhe guri.
Autori i çështjeve globale Howard French beson se zona është në rrugën e duhur për t’u bërë “zona më e madhe e banimit të vazhdueshëm dhe të dendur në tokë”.
Sipas tij, “kjo [shtrirje] është parë nga shumë ekspertë si rajoni në botë që po urbanizohet më shpejt, një ‘megalopolis’ në zhvillim – domethënë një grup i madh dhe i dendur qendrash metropolitane”.
“Historia e qyteteve të vogla të rajonit është po aq dramatike. Ato ose po bëhen qendra të mëdha urbane në vetvete, ose – si me vende si Oyo në Nigeri, Takoradi në Gana dhe Bingerville në Bregun e Fildishtë – ato gradualisht po absorbohen nga qytetet më të mëdha”.
“Ndërkohë, qytetet e porsalindura po shfaqen në mjedise që ishin të gjitha shterpë një brez më parë”.
Por pas shkëlqimit dhe magjepsjes, ekspertët kanë frikë se popullata e përgjithshme mund të mbetet pas, pasi projektet do të plotësojnë nevojat e të pasurve.
Sidoqoftë, Alain Bertaud, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Marron në Universitetin e Nju Jorkut, ka vlerësuar se “gjëja më e mirë që mund të ndodhte në Afrikën perëndimore do të ishte nëse dikush mund t’i bindte këto vende që të konsiderojnë seriozisht përvojën e Azisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës