Qeveria më e madhe në historinë politike të Malit të Zi është rezultat i krijimit të portofoleve sipas nevojave të partive, e jo të qytetarëve, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Marko Pejoviq.
Kuvendi i Malit të Zi votoi për rikonstruktimin e Qeverisë më 23 korrik.
Qeveria ka tani 26 ministri dhe shtatë zëvendëskryeministra, përkatësisht nëntë anëtarë më shumë se Qeveria e formuar nga kryeministri Millojko Spajiq vetëm dhjetë muaj më parë.
Asaj iu bashkuan partitë e Frontit Demokratik prorus dhe Partia Boshnjake.
Pejoviq beson se me shtimin e sasisë, qytetarët nuk do të fitojnë cilësi.
“Nuk mund të presim që qytetarët të kenë përfitime. Me siguri që gjithçka do t’iu kushtojë shumë. Për paratë që do të shpenzohen për departamentet e reja, ata nuk do të marrin shërbime më të mira nga pushteti ekzekutiv”, thotë ai.
Përmasat e kabinetit të Spajiqit i kritikoi edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili tha se qëllim i Qeverisë më të madhe në histori është mbrojtja e interesave individuale, për të cilat qytetarët do të paguajnë shumëfish.
“Gjithçka derisa të rehatohet edhe funksionari i fundit partiak”, shkroi Millatoviq në rrjetin X.
E, kryeministri i parë pas rënies së Partisë Demokratike të Socialistëve në vitin 2020, Zdravko Krivokapiq, e cilësoi rikonstruktimin qeveritar si “një ekstravagancë politike”, të cilën, siç tha, do ta paguajë populli.
Qeveria e Krivokapiqit i kishte 12 ministra, mes të cilëve ishin edhe Spajiq e Millatoviq.
Radio Evropa e Lirë shkruan se pyeti Ministrinë e Financave të Malit të Zi se sa do të jetë më e lartë kostoja, për shkak të zgjerimit të administratës, por nuk mori përgjigje.
Paraardhësi i Spajiqit në pozitën e kryeministrit, Dritan Abazoviq, nxori, siç tha, një vlerësim të përafërt, sipas të cilit Qeveria do t’i shpenzojë rreth 420 mijë euro më shumë në muaj.
Qeveria nuk e kontestoi këtë vlerësim.
Opozita kritikon numrin e lartë të ministrive
Mali i Zi, i cili ka pak më shumë se 620.000 banorë, me 32 anëtarë të Qeverisë dhe me 54 sekretarë shtetërorë, ka Qeverinë më të madhe në Evropë.
“Imagjinoni, ne kemi një kabinet me mbi 30 anëtarë të Qeverisë. As Kina me një miliard e gjysmë banorë nuk e ka. Ajo ka 24 ministri”, tha Andrija Nikolliq, deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, që është subjekti më i madh opozitar.
Millosh Konatar, nga Lëvizja Ura, tha se në sallën e Kuvendit janë vetëm 25 vende për ministra.
“Kur të vijë ora e ardhshme e kryeministrit, do të vijnë mbi 30 anëtarë të Qeverisë. Duhet të blihen karrige që ministrat e rinj të kenë ku të ulen”, tha Konatar.
Si u krijuan ministritë e reja?
Spajiq arriti në 26 ministri duke i ndarë disa ministri ekzistuese në disa më të vogla dhe duke krijuar disa të reja.
Kështu, me punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të merren dy zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve është Ervin Ibrahimoviq, kryetar i Partisë Boshnjake dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Zëvendëskryeministri i dytë është ish-ministri i Punëve të Jashtme, Fillip Ivanoviq, doktor i filozofisë dhe poliglot.
Me infrastrukturën dhe zhvillimin rajonal do të merren: zëvendëskryeministri Millun Zogoviq, ministri i Planifikimit Urban, Sllaven Radunoviq, ministri i Zhvillimit Verior, Damjan Qullafiq, si dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve, Ernad Suleviq.
Me ndërtimin e rrugëve dhe përmirësimin e industrisë detare do të merren ministrja e Transportit, Maja Vukiqeviq, dhe ministri i Punëve Detare, Fillip Radulloviq.
Për energjetiken do të kujdeset ministri i Energjisë, Sasha Mujoviq, e veçanërisht me naftën, gazin dhe minierat do të merret ministri i ri, Admir Shahmanoviq.
Mali i Zi, përndryshe, nuk ka burime të naftës dhe gazit, ndërsa vetëm një minierë e ka në funksion.
Duke vënë në dukje këtë fakt, deputeti socialdemokrat, Nikolla Zirojeviq, me ironi tha se duhet të emërohet një drejtor i metrosë – gjë të cilën Mali i Zi nuk e ka.
“I bëj thirrje kryetarit të Komunës së Plevlës që ta sjellë Partinë Boshnjake në pushtet dhe t’ia ndajë postin e drejtorit të metrosë, sepse ajo ekziston në Plevle, po aq sa nafta dhe gazi në Mal të Zi”, tha Zirojeviq.
Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve është gjithashtu përgjegjëse për bashkëpunimin me organizatat joqeveritare.
Ministri i vetëm pa portofol është përgjegjës për marrëdhëniet e Qeverisë me Kuvendin e Malit të Zi.
Nuk priten rezultate
“Është krijuar një numër i madh i ministrive që nuk kanë memorie institucionale, prandaj nuk duhet të presim rezultate”, thotë Pejoviq, i cili është drejtor i programeve në OJQ-në “Uzor” në Mal të Zi.
Sipas tij, ministritë e reja nuk kanë personel e as përvojë të mëparshme.
Ai beson se, pas rikonstruktimit të gjerë të Qeverisë, është i nevojshëm një sistemim i ri dhe organizim i brendshëm i pushtetit ekzekutiv.
“Atëherë, do të dimë se sa drejtori do të jenë, se sa njerëz do të punësohen në departamentet e reja. Është e sigurt që gjithçka do të kushtojë shumë më tepër se tani”, thotë Pejoviq.
Ai shton se krahas punësimeve në Qeveri, priten edhe punësime në kompani të themeluara nga shteti dhe pushteti vendor.
“Punësimet janë pjesë e marrëveshjes politike. Shpenzimet në bazë të kontratave të punës do të rriten ndjeshëm”, thotë Pejoviq.
Kryeministri i Malit të Zi, Spajiq, është zotuar se Qeveria e rikonstruktuar do të mbetet e përqendruar në rrugën evropiane, por opozita beson se pas përfshirjes së Frontit Demokratik prorus, ajo do të jetë nën ndikimin e Serbisë dhe Rusisë, qëllimi i të cilave nuk është hyrja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-122853-380x233.png)
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
![Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/a632369e-1dff-4f48-98f9-099870b67e63-380x233.jpg)
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët
![Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-083338-380x233.png)
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/playa-oratori-6.8.19-005-380x233.jpg)
"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve
![Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biokovo-830x0-1-380x233.jpg)
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë
![Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-090406-380x233.png)
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë