Mediu kundër Ramës: Autostrada Beograd-Prishtinë-Durrës nuk i jep asnjë përfitim Shqipërisë

Mediu deklaron se ky projekt nuk ka asnjë përfitim për Shqipërinë, por siguron fondet për Serbinë, pasi autostrada Prishtinë-Merdare-Durrës është tashmë e përfunduar.
“Ky projekt dhe investim nuk i jep asnjë përfitim Shqipërisë të paktën për momentin. Së pari Prishtinë-Merdare-Durrës autostrada është e përfunduar. Është ajo autostradë që Rama nuk ka lënë gjë pa thënë kundër ndërtimit të saj. Së dyti, nëse ky lajm është i konfirmuar, as më shumë dhe as me pak Rama veç mbështet interesat e palës serbe për të ndërtuar me fondet e BE infrastrukturën e saj”, shkruan Mediu në Facebook.
Më tej Mediu argumenton se Kosova tashmë fluksin më të madh tregtar e ka me Serbinë ndërsa, me këtë projekt, do t’i jepej më shumë hov marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë se sa ndërmjet shqiptarëve. Kreu i PR-së shkruan më tej se gjithashtu ky projekt siguron dalje në det të Serbisë.







































