LAJMI I FUNDIT:

Mediet e huaja për dënimin e grupit ‘Badoci’

Mediet e huaja për dënimin e grupit ‘Badoci’

Mediet ndërkombëtare kanë raportuar menjëherë për lajmin nga Kosova se Gjykata dënoi me rreth 50 vjet burg, pesë të akuzuar në rastin që njihej si ‘Badoci’.

Për këtë aktgjykim, media të njohura si AP, Euronews, Global Post, The Daily Star si dhe ato rajonale si BalkanInsight, kanë raportuar lidhur me aktgjykimin shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton lajmi.net.

badoci1
Madje Global Post rikujton se Kosova zyrtarisht përbëhet nga 1.8 milion banorë, dhe shumica janë të besimit islam.


Por kjo media potencon se kosovarët praktikojnë një besimi islam të moderuar.

Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badocit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS, raporton lajmi.net.

Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

badoci2

Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Në rastin e njohur si “Badoci”, ku pesë persona akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, sot shpallet aktgjykimi.

badoci3

Fjala përfundimtare për këtë rast është dhënë të premten./lajmi.net

badoci4

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori