Njëri prej portierëve më të mirë që ka prodhuar futbolli kosovar prej vitesh, Visar Bekaj, mund të lë Superligën e Kosovës në afatin kalimtar të verës.

Gardiani prishtinas mund të vazhdojë karrierën në Gjermani apo Turqi, përcjellë Gazeta Olle.


Për të ardhmen e tij kanë shkruar sot (e mërkurë) mediat e njohura turke, si Fanatik apo Haberler.

“Bekaj, 23-vjecari që luan me Prishtinën në Kosovë, mund të jetë ardhja e re në kampionatin turk”.

“Ai më parë ishte në shënjestër të Besiktasit, por ka mundësi të shkojë edhe në Gjermani te Hoffenheim apo Hamburg”, shkruhet mes tjerash në gazetat turke.

bekaj 1

Bekaj ishte pranë kalimit në futbollin gjerman edhe në afatin kalimtar të verës së kaluar, mirëpo operacioni dështoi të realizohet në fund.

Edhe pse shumë i ri, Bekaj ka qenë mes futbollistëve kryesor të Prishtinës në vitet e fundit.

bekaj

Mbetet të shihet nëse ai do të mund të bëjë hapin e karrierës në këtë afat kalimtar.

Nën fanellën e Prishtinës, Bekaj ka fituar Kupën e Kosovës, por jo edhe titullin kampion.

telegrafi sport app