LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë” (Video)

Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë” (Video)

Gazeta italiane “L’Espresso” në një shkrim të publikuar ditë më parë kishte shkruar se Lavdrim Muhaxheri, apo siç po quhet “Kasapi i Kaçanikut”, është rikthyer në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Pas kësaj, kanë qenë edhe mediat e huaja që kanë publikuar lajme rreth prezencës së Muhaxherit në Kosovë, duke u bazuar në mediumin në fjalë.

Dhe së fundmi, siç edhe pritej, përcjell Telegrafi, janë edhe mediat serbe ato që i kanë dhënë hapësirë një lajmi të tillë.


Madje, mediumi serb Blic.rs, nuk është ndalur me kaq.

Sipas këtij mediumi, duke u bazuar në burimet e veta, Lavdrim Muhaxheri shëtitët lirshëm rrugëve të Kosovës – madje as nuk i shmanget shfaqjeve në publik.

Madje në një titull të këtij mediumi shkruan: “ekzekutuesi i ISIS-it duke pirë kafe në Kosovë”.

Mediumi në fjalë ka shtuar se për prezencën e Muhaxherit në Kosovë, janë njoftuar edhe autoritetet e Serbisë.

Muhaxheri, ndryshe i njohur si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm lider shqiptar i ISIS-it, por edhe një ndër figurat më publike, i njohur si rekrutues i një numri të madh të xhihadistëve të huaj.

Siç kanë raportuar mediat më herët, ai kishte shkuar në Siri në vitin 2012, dhe qysh atëherë është shfaqur në shumë video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen xhihadit, e gjithashtu ka publikuar fotografi duke ia hequr kokën një mashkulli.

Gjithashtu ishte raportuar se ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke e vrarë me granatahedhës një të burgosur.

Me 24 shtator të vitit 2014, Departamenti i SHBA-së e kishte kategorizuar Muhaxherin si terrorist global. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori