Krasimir Balakov pritet të jetë trajner të ri i ekipit të Gostivarit, i cili garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bën të ditur portali i specializuar në gjuhën turke “Balkan Futbolu”, ka shkruar media bullgare BTA, transmeton Telegrafi.

“Ekipi i Maqedonisë së Veriut, Gostivari është në negociata me Krasimir Balakov për postin drejtues”, thuhet në shkrimin e portalit turk.


Ekipi i Gostivarit mbështetet nga sponsorë turq, ndërsa president i klubit është Enes Usta.

Aktualisht skuadra e Gostivarit mban pozitën e tretë në renditje me 17 pikë, 2 më pak se lideri Rabotniçki dhe një më pak nga e dyta Shkëndija e Tetovës.

Media bullgare Ballakov

Skuadra e Gostivarit deri më tani nuk ka asnjë disfatë, ka katër fitore dhe pesë barazime në 9 ndeshje, por pavarësisht kësaj, trajneri i mëparshëm Muarem Muarem është larguar nga posti.

Siç dihet, Krasimir Balakov si trajner drejtoi skuadrën Lokomotiv Sofja. Nën drejtimin e tij Lokomotiva shpëtoi nga rënia në kategorinë e dytë.

Balakov ka qenë një lojtar i madh bullgar, duke bërë karrierë në klube si Sporting Lisbona dhe Stuttgart. 

Balakov scaledSi trajner ka drejtuar klube si St Gallenn, Grasshoppers, Kaiserslautern, Litex Lovech, Hajduk Split, ndërsa ishte edhe përzgjedhësi i Bullgarisë.

 /Telegrafi/

telegrafi sport app