Poezi nga: Dante Maffia
Përktheu: Maksim Rakipaj

Të shoh në kopshtin tënd
duke u kujdesur për bimët
me duart e tua që psherëtijnë
si shpirti yt dhe kërkojnë
mënyrën më të mirë
për t’i bërë ato të ndihen të lumtura.


Të shoh dhe mendoj
se tani jam edhe unë
pjesë e kësaj pune
dhe jam te mendimet
që shkojnë dhe vijnë
si shkreptimat
që rritin pafundësinë e qiejve
dhe tënden.
Dhe më pëlqen kur hutohesh
e më thërret në vend të ndonjë
zambaku apo mullage.