McLaren 720S është krijuara në përmasa të njëjta nga 280 mijë kube lodër (Foto)

Në Goodwood Festival of Speed, do të prezantohet imitimi i modelit 720S, që është punuar në tërësi nga kubet plastike të kompanisë Lego.
Për krijimin e këtij McLaren, kanë punuar gjashtë persona për dymijë orë, derisa e kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Imitimi në përmasa të njëjta i super-makinës, ka kërkuar 280 mije kube lodër, të kombinuara dhe të ngjitura.
Tashmë është publikuar vetëm pjesa e përparme e makinës, derisa në festivalin që fillon së shpejti do të paraqitet modeli kopje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































