Mbyllet për qarkullim rruga “Skënder Mulaku” në Komoran

Komuna e Drenasit ka njoftuar se rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3 do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 18:00, për shkak të punimeve në rregullimin e rrugës.
Sipas njoftimit, mbyllja e përkohshme e rrugës është bërë me qëllim të zhvillimit sa më të lehtë dhe të sigurt të punimeve.
Komuna ka bërë të ditur se punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.
Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































