Mbyllen ndeshjet e Kupës, skuadrat e Superligës fitojnë të gjitha

Kanë përfunduar ndeshjet e 1/16 në Kupën e Kosovës në futboll, ku nuk ka pasur befasi.
Drita ka triumfuar me lehtësi ndaj Besës me rezultat 3-0, ku Blerim Krasniqi, Mike Arthur dhe Besnik Krasniqi realizuan golat.
Ballkani ka triumfuar ndaj Rilindjës me rezultat minimal 1-0.
Llapi pa shumë vështirësi ka triumfuar ndaj Vjosës me rezultat të thellë 4-1, ku Kushtrim Shabani realizoi dy gola, derisa Muhamet Hyseni dhe Benjamin Zyberi nga një tjetër.
Me rezultat të njëjtë ka triumfuar edhe Prishtina e Re ndaj Lepencit 4-1, ku Patrick Eze realizoi dy gola, ndërsa Ergyn Ahmeti dhe Zoungrana nga një tjetër.
Dukagjini ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 3-1, ku Albion Pllana realizoi një gol dhe dy të tjera Altin Mërlaku.
Gjilani ka triumfuar 2-1 ndaj Istogut, derisa Ferizaj triumfoi në derbin lokal ndaj Tefik Çangës 2-0.
Rezultatet:
Llapi - Vjosa 4-1
Prishtina e Re - Lepenci 4-1
Dukagjini - Ramiz Sadiku 3-1
Besa - Drita 0-3
Gjilani - Istogu 2-1
Ballkani - Rilindja 1-0
Ferizaj - Tefik Çanga 2-0
Trepça - Malisheva 1-2
Drenica - Prizreni 1-0



















































