Mbrojtja pas kaosit mbaroi, rrugët drejt Kuvendit të hapura për qarkullim

Rrugëkalimet rreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilat pas trazirave të pardjeshme ishin të bllokuara nga policia, mëngjesin e sotëm janë të hapura për qarkullim. Rreth ndërtesës së Kuvendit edhe më tej ka ende prani të përforcuar policore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo që shkaktoi revoltë tek protestuesit ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit - Talat Xhaferi. Protestuesit për ditë me radhë kishin protestuar në rrugët e disa qyteteve në Maqedoni, duke kërkuar të refuzohet Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































