Sipas medieve italiane, Frederik Veseli ka nënshkruar me skuadrën nga Serie A, Empoli.

Skuadra italiane, Empoli ka bërë një transferim të ri në fazën e mbrojtjes.


Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluica Di Mario, Empoli ka kryer një transferim të përsosur, duke ofruar qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

Lojtari i lindur në vitin 1992 është liruar nga të gjitha kontratat pas eksperiencës së fundit në ligën zvicerane te Lugano.

Veseli do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare plus me mundësi për dy tjera. /Telegrafi/

empoli

telegrafi sport app