LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi argjentinas Mammana tregon për tentativën e tij për vetëvrasje: Unë isha gati të vrisja veten, por dikush më kapi në fund

Mbrojtësi argjentinas Mammana tregon për tentativën e tij për vetëvrasje: Unë isha gati të vrisja veten, por dikush më kapi në fund

Emanuel Mammana sapo është kthyer në River Plate pasi ka kaluar pesë vjet në Evropë, ku ka luajtur me Zenitin dhe Lyonin, ndërsa është ndalur të flas për përpjekjet e tij për të vrarë veten pas humbjes së prindërve.

Argjentinasi ishte në Rusi që nga viti 2017, por ai luftoi me shëndetin e tij mendor në vitin 2016, sa ishte me River Platen në Argjentinë.

“Të gjithë ata që kanë humbur prindërit e dinë se sa e vështirë është. Kisha dëshirën të bëja vetëvrasje, isha gati të bëja diçka të çmendur”.


“Isha gati të shkoja në stërvitje, pasi kishin kaluar dy muaj, nuk doja të dija asgjë tjetër”.

“Shkova për të marrë trenin, e pashë që po vinte dhe, duke qenë se nuk doja asgjë më shumë, u hodha para tij, por dikush më kapi nga jaka e këmishës dhe më hodhi në mur”.

“Më ka shpëtuar ai person, nuk e di kush është, por e falënderoj nga zemra”.

“Sot kam familjen dhe fëmijët e mi. Prindërit e mi nuk do ta dëshironin këtë”, ka thënë Mammana për Radio La Red.

Nuk është hera e parë që Mammana ka folur për betejat e tij, pasi më parë ka ndarë historinë e tij me Ole.

“Më duhej të përmbushja ëndrrën e babait tim; ai donte që unë të luaja në Kategorinë e Parë”, kishte thënë Mammana më parë.

Mbrojtësi argjentinas kishte luajtur edhe për Kombëtaren e Argjentinës në disa raste. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori