Newcastle vazhdon të insistojë për Kieran Trippier, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të janarit.

31-vjeçari ka kontratë me kampionët e Spanjës deri në vitin 2023, teksa “Qymyrxhinjtë” ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.


Një shumë e rëndësishme duke llogaritur moshën e anësorit të djathtë, por Diego Simeone nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

simeone trippier

Trajneri argjentinas nuk ka alternativa në krahun e djathtë të prapavijës, pasi kroati Sime Vrsaljko është i dëmtuar.

AS shkruan se “El Cholo” dhe drejtues të Atleticos janë takuar me Trippier, duke theksuar se lojtari është i rëndësishëm dhe se besojnë tek aftësitë e tij.

kieran trippier andrea berta enrique cerezo atletico madrid 2019

Trajneri argjentinas është kundër shitjes së tij në janar dhe shpreson ta ketë në skuadër lojtarin anglez të paktën deri në fund të sezonit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app