Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Itali, pritet nënshkrimi i 16 marrëveshjeve

Shqipëria dhe Italia do të mbajnë sot mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se kjo është një tjetër ditë historike për Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t'i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Në rendin e ditës së takimit parashikohet gjithashtu nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit mes dy vendeve.
Sipas njoftimit të Pallatit Chigi, mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe do të mbahet në Villën Doria në Romë. /Telegrafi/



















































