Nga 59 persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën janar-korrik 2025, 33 apo 55.9 për qind, kanë qenë shoferë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.


Hoxha kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit (shoferët) që të jenë vigjilent gjatë drejtimit të veturave, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me humbje të jetëve njerëzore.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e veturave, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/