Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që nga 29 gushti ka hapur periudhën e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, për gati 42 ditë, ky institucion ka regjistruar 6,240 shtetas të Kosovës për të votuar në përfaqësi diplomatike apo përmes postës.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Regjistrimi i votuesve është duke u bërë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar 6,793 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6,240, ndërsa 553 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, tha Elezi.
Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, votuesit, në momentin e regjistrimit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.
Mbështetur në të dhënat e prezantuara nga Elezi, regjistrimi për të votuar përmes postës mbetet mënyra më e preferuar për shtetasit e Kosovës në krahasim me votimin fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
“Nga 6,240 aplikime të aprovuara, 2,062 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 738 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 3,440 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi Elezi.
Më tej, sipas Elezit, në bazë të vendimit të KQZ-së, votimi në përfaqësi diplomatike, i cili do të organizohet për herë të parë në historinë elektorale të Kosovës, do të mbahet në 22 shtete të ndryshme.
“Sipas listës së Qendrave të Votimit të miratuara nga KQZ-ja, votimi do të organizohet në 22 shtete, respektivisht në 19 ambasada dhe 16 konsullata të Republikës së Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës”, tha ai.
Sipas planit të aktiviteteve të KQZ-së, afati për dërgimin e fletëvotimeve përmes postës në kutinë postare të shtetit ku është regjistruar votuesi apo në shtetin më të afërt ku është hapur kutia postare e KQZ-së fillon më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt 2025.
Në këto data është caktuar edhe afati për dërgimin e fletëvotimeve përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit