LAJMI I FUNDIT:

Mbi 45 mijë familje në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të mbesin pa ngrohje

Mbi 45 mijë familje në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të mbesin pa ngrohje

Mbi 45 mijë familje në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të mbesin pa ngrohje pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e çmimit për një qese me peleta në 6.5 euro.

Kompanitë që importojnë produktin refuzojnë ta shesin mallin e tyre me këtë çmim.

“Aktualisht, çmimi I blerjes nga Turqia varion nga 27,5 deri në 31 denarë për kilogram, ndërsa Qeveria thotë se duhet ta shesim për 27 denarë. Ne nuk mund të shesim me këto çmime. Jemi në një situatë absurde në të cilën nuk mund të funksionojmë. Rezultati përfundimtar, për fat të keq, do të jetë që shumë shpejt të mos ketë peleta në treg”, u shpreh Vladimir Stojanovski, kryetar i shoqatës Biomak.


Meqë Maqedonia e Veriut është e varur nga importi i këtij produkti, kompanitë e sektori propozojnë heqjen e çmimit të kufizuar dhe rikthimin e masës për kufizimin e marzhit tregtar prej 10 përqind.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerëson se kufizimi i çmimi është i arsyeshëm pasi të dhënat e tyre tregojnë se kompanitë në tetor kanë importuar peleta për 24 denarë për kilogram.

“Ministria e Ekonomisë e ka marrë këtë vendim pasi ka marrë analizën e përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve të Maqedonisë dhe ka vepruar sipas propozimeve të tyre. Sipas këtyre analizave, çmimi për importim të një ton peletash në tetor ka qenë 22 430 denarë”, theksoi ai.

Për të stimuluar sa më shumë këtë formë të ngrojes, Qeveria ka subvencionuar disa herë blerjen e sobave me peletë deri në 500 euro për familje.

Një familje maqedonase që ngrohet me sobë harxhon mesatarisht 240 deri në 480 euro në muaj për peleta. Për tre muajt e dimrit, kostot pritet të arrijnë nga 720 euro deri në 1440 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori