Mbi 4.200 punëtorë të arsimit janë infektuar me virusin Covid-19, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë. Ndërkohë, shpeshherë ka mungesë të maskave dhe dezinfektuesve nëpër shkolla.
Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, përfaqësuesit i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, i cili ka folur edhe për marrëveshjet e fundit, siç është marrëveshja kolektive, si dhe ajo me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin. Për këtë të fundit, ka thënë se është vetëm marrëveshje gojore.
Gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor në nivelin fillor dhe të mesëm ka filluar më 18 janar. Prej asaj date shumë nxënës dhe mësimdhënës janë infektuar duke ndodhur kështu dhe mungesa e tyre në mësim.
Ymeri tha se frikësohen se rritja e numrit të infektuarve që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, gjë që mund ta dërgoi ndonjë shkollë te varianti C.
“Numër të saktë nuk kemi por mund të themi se punonjës të arsimit, duke i përfshirë edhe mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në procesin mësimor, kemi mbi 4200, kemi frikë që rritja e numrit të infektuarve ditëve të fundit, do të ndikoj edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, dhe kjo mund ta qoj ndonjë shkollë tek varianti C, pra tek mësimi online, variant i cili është më pak frytdhënës sesa variantet e tjera… Mbesim me shpresë që mësimdhënësit dhe nxënësit të ruajnë distancën, të vendosin maskat dhe të përdorin dezinfektues”, tha ai.
Ymeri tha se ani se Ministria e Arsimit kishte ndarë buxhetin për mjetet higjenike dhe për pagesat shtesë, prapë nëpër shkolla ka mungesa të maskave dhe shumë shpesh edhe të dezinfektuesve.
“Jemi të zhgënjyer në drejtoritë komunale të arsimit, kanë pasur një buxhet të aprovuar nga Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Arsimit, edhe për mjetet higjenike por edhe për pagesat shtesë të mësimdhënësve që mbajnë orë përtej normave. Nuk e kanë shfrytëzuar asnjërën, shpeshherë ka mungesë të maskave nëpër shkolla, ashtu qysh e parasheh Instituti i Shëndetësisë, shumica e mësimdhënësve dhe nxënësve i përdorin maskat e veta, dezinfektues shumicën e rasteve ka nëpër shkolla, por kemi edhe raste kur nuk ka”, tha ai
Ymeri u ndal edhe te nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, ku tha se është në procedurë të shtypjes. Sipas tij, arsyeja e mos publikimit të marrëveshjes është bërë për të mos ndikuar në fushatën zgjedhore.
“Kemi dy lloje të marrëveshjes. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që e kemi me Ministrinë e Arsimit. Kontrata është marrë nga Ministria e Arsimit dhe është në procedurë e shtypjes… Është pothuajse e njëjta kontratë, vetëm me disa beneficione shtesë për të punësuarit, siç është edhe paga e 13 në fundvit, e cila është e lidhur me përformancen e mësimdhënësve… kryetarët e shoqatave sindikale i kanë nga dy orë më pak se sa që e parasheh norma me qëllim që të bëjnë aktivitet sindikal brenda javës, për t’i sensibilizuar punëtorët e arsimit dhe nxënësit të punojnë me shumë… Ndërsa pjesa e dytë e marrëveshjes është gojore, nuk e kemi të nënshkruar me kryeministrin në detyrë për shtesa në paga e cila kërkesën tonë në shumë prej 300 euro që e kemi pas për tetor, nëntor, dhjetor. Jemi dakorduar me nda në dy pjesë, pjesa e parë me pagat e muajit shkurt, dhe pjesa e dytë në muajin maj”, tha ai.
Në fund Ymeri tha se SBASHK pret nga Qeveria e re që të jetësohen marrëveshjet që ata kanë me Ministrinë e Arsimit.
“Ne presim marrëveshjet dhe obligimet që i merr Qeveria e Kosovës, qeveria tjetër që vjen t’i vazhdojë këto marrëveshje. Kemi bindjen e plotë se do të gjejmë mirëkuptim, gjithmonë në interes të punëtorëve arsimor dhe në interes së ngritjes cilësisë dhe të mbarëvajtjes së mësimit, presim të jetësohet edhe pjesa e dytë e marrëveshjes në muajin maj”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës