Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare lista e pritjes është 1,770 pacientë, ndërsa klinika posedon vetëm 24 shtretër për të gjithë pacientët e hospitalizuar dhe ka mungesë të anesteziologëve.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari i cili u shpreh se në këtë klinikë pacientët po presin që nga viti 2018 për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në vena.
Ai deklaroi se salla e dedikuar për probleme me vena është mbyllur në mungesë të anesteziologëve, ndonëse ka kirurgë për t’i kryer këto shërbime mjekësore.
“Fatmirësisht që venat nuk janë sëmundje që rrezikojnë jetën e qytetarëve se po të kishin qenë do të kishim pas shumë problem. Është patologji që mund të presë, pritet edhe në vendet e rajonit por jo kaq gjatë… Tash jemi në gjysmën e vitit 2018 duke i thirrur, për momentin këtë muaj nuk jemi duke thirr fare edhe muaji paraprak që ka shkuar thuajse nuk kemi punuar arsyeja është se nuk kemi anesteziologë. Salla e cila është e dedikuar për vena është vetëm duke ndenjur, është e mbyllur, kirurgë kemi, anesteziologë nuk kemi… 1,770 pacientë për momentin janë në listë të pritjes”, theksoi ai.
Rudari tutje tha se kjo listë e pritjes është trashëguar qysh nga paslufta dhe gjithë ky fluks është për shkak se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është klinika e vetme në Kosovë që ofron trajtime të kirurgjike vaskulare.
Ai si problem e paraqet edhe mungesën e hapësirave dhe shtretërve në këtë klinik.
“Problemi që e kemi për momentin kemi me listën e pritjes së venave, ky problem na u ka trashëguar që nga paslufta është kështu duke pasur parasysh problemet që i kemi shfaq, duke marr parasysh se deri në kohën e fundit 2019-2020 është filluar salla speciale për vena nuk kemi pasur edhe sallë.
Jemi i vetmi repart në Kosovë, ose e vetmja klinikë, që merremi me këtë problematik. Jemi shumë ngushtë sepse i kemi 24 shtretër për sa banorë ka Kosova është shumë pak duke marrë parasysh që përveç patologjisë së venave e trajtojmë edhe patologjinë e arterieve, patologjinë e fistulave arterio-venoze pacientët që hyjnë në dializë, pastaj e trajtojmë patologjinë e shputës diabetike…
Ne duhet të marrim ndonjë shtrat, t’i shtrojmë dhe t’i bëjmë në vend të tre t’i bëjmë katër ose pesë dhe t’i shtrijmë, jo dy me një shtrat, por me shtri edhe një shtrat derisa të bëhet zgjedhje shpeshherë”, theksoi ai.
Drejtori i Klinikës Kirurgjike Vaskulare, Hajriz Rudari thotë se në rastet kur përkeqësohet gjendja e pacientëve atëherë e trajtojnë me emergjencë.
“Mund të përkeqësohet mund të marr pezmatim, por kur janë ato ne i trajtojmë me urgjencë edhe kemi raste kur bëhet varrë apo ne i themi në termin shkencor ulkus-venoz ulçerë të sipërfaqes për shkak të presionit të venave edhe ato nuk i lëmë të presin sepse shkaktohet varra dhe i trajtojmë me prioritet sepse pacienti ka shumë dhimbje dhe keqësohet gjendja.
Kurse, venat të cilat janë të zakonshme dhe i kanë disa patologji që mund të durohen na duhet sepse jemi të detyruar, jo që kemi dëshirë”, u shpreh drejtori i Kirurgjisë Vaskulare.
Rudari tha se tashmë kanë adresuar një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që reparti i Kirurgjisë së Fëmijëve t’i ofrohet në dispozicion Kirurgjisë Vaskulare për t’u trajtuar pacientët me shputë diabetike.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të pengohej përhapja e kësaj lloj sëmundjeje tek pacientët e tjerë, pasi infeksionet e shputës diabetike janë të transmetueshme.
“Një letër ia kam dërguar edhe ministritë të Shëndetësisë, por edhe drejtorisë dhe bordit që reparti i Kirurgjisë së Fëmijëve që është liruar të bëhet në repart të shputës diabetike sepse shputa ka infeksione, ka shumë gangrena dhe ne jemi të detyruar që atë pacient, me këtë problem arterial që mund të bartet infeksioni brenda hospitalor, që mundet që prej pacientit të pësojë pacienti sepse nuk kemi vend. Tash për ta larguar atë dhe për t’ju larguar infeksioneve hospitalore”, theksoi Rudari.
Drejtori i kësaj klinike po kërkon që sa më shpejt të fillojnë ofrohen këto trajtime kirurgjike edhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-madrid-780x439.jpg)
A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti