LAJMI I FUNDIT:

​Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

​Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale, ku prej tyre mbi 60 janë pranuar nga komiteti. Produktet e reja të përfshira, janë bare për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit.

Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale
Lexo po ashtu MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se lista e barnave esenciale të prezantuara sot ngjason me atë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë. Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, deklaroi Vitia, raporton KP.

Kryesuesi i komitetit kyç të listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuesve, Driton Vela, tha se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar.

“Kemi arritur të zgjerojmë listën në lëmit e ndryshme. Gjithashtu kemi vendosur standardin e ri të transparencës. Një prej caqeve kryesore të komitetit ka qenë që ta zgjerojmë listën, kemi pranuar rreth 130 propozime të reja, 68 janë pranuar. Propozimi nuk do të thotë një bari i ri. Në përgjithësi bari i ri përfshin koncept dokumentin për sëmundjet e rënda. Gama e produkteve të reja përfshin gjitha sëmundjet e gjitha organeve të trupit të njeriut”, u shpreh Vela.

Ai shtoi se në të ardhmen do të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën e barnave esenciale dhe të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori