Mbetjet shtazore që po hidhen në deponinë e Mirashit po rrezikojnë shëndetin e banorëve të fshatit Palaj të Obiliqit.
E rrezikuar po ndihet edhe familja e Bajram Garës, e cila jeton vetëm disa metra larg deponisë së Mirashit në të cilën edhe punon.
Ai thotë se për shkak të kundërmimit të bërllokut, fëmijët e tij po sëmuren shumë shpesh.
Gara ka thënë për KosovaPress, se nuk kanë mundësi t’i hapin dritaret për shkak të erës dhe pluhurit të madh.
“Mundemi me hap dritaren, por ka edhe pluhur edh erë pengon, normal që pengon…Na jemi mësuar ne punojmë aty, ne jemi mësuar nuk kemi qare, diku duhet me punuar…Po shkojnë normalisht që shkojnë fëmija se i vije era normalisht këta nuk munden me përballua sikur ne. Varet si sëmuren ndodhë që duhet në muaj një herë me i dërgua ose dy herë“, u shpreh Gara.
Se gjendja është alarmante e thotë edhe banori tjetër i këtij fshati, Srdjan Iliq, i cili është shprehur se erërat e rënda janë të pranishme në të gjitha stinët, prandaj sipas tij, nevojitet gjetja e një zgjidhja adekuate, përfshirë edhe zhvendosjen e fshatit.
“Ky bërllok që hidhet këtu është nga gjysma e Kosovës, nuk na pengon vetëm neve në fshat, por edhe Palaj, Haden dhe Obiliqin. Nuk mund t’i hapim dritaret as në mëngjes dhe as në mbrëmje për shkak të erës së rëndë dhe pluhurit të bërllokut që hidhet në deponi. Këtu të ndalohet që të mos hidhet më bërllok ose të bëhet zhvendosja e mjedisit tonë. Nuk është mirë për fëmijët e vegjël që non-stop të shkojnë te mjeku dhe të marrin injeksione”, tha ai.
Ai thotë se në këtë deponi hidhen mbeturina nga gjysma e Kosovës, duke përfshirë edhe mbetjet shtazore, të cilat edhe më shumë po shkaktojnë pasoja te këta banorë.
Iliq thotë se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Obiliqit, por sipas tij as zyrtarët komunalë nuk po dinë të ofrojnë zgjidhje, ndonëse banorët nuk po mund të durojnë kundërmimin e mbeturinave.
“Ne banorët e fshatit tonë edhe serbët, edhe shqiptarët kemi qenë në komunën e Obiliqit dhe kemi kërkuar nga kryetari i komunës dhe nënkryetari që të ndalohet hedhja e mbeturinave në këtë deponi dhe që të gjendet një lokacion tjetër. As vetë zyrtarët nga komuna e Obiliqit nuk dinë se si t’ia bëjnë, kurse ne banorët e Crkvena Vodicës, serbët dhe shqiptarët e Hadës nuk mund të durojmë më këto gazra dhe erëra” u shpreh ai.
E gjithë kjo po ndodh për shkak se në Kosovë ende nuk ka ndonjë rregullativë, e cila e përcakton se ku duhet të hidhen nënproduktet e kafshëve që theren, ndonëse fabrika për përpunimin dhe asgjësimin e nënprodukteve të kafshëve, përfshirë edhe eshtrat e cila pritej t’i jepte fund kësaj problematike është ndërtuar, por që ende nuk është funksionale.
Lidhur me këtë shqetësim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thonë se janë duke punuar që në strategjinë nacionale për menaxhimin e mbeturinave të përfshihen edhe menaxhimi i nënprodukteve shtazore.
Ndërsa, për fabrikën për riciklimin e mbetjeve shtazore, përmes emailit, i kanë thënë KosovaPress-it se kanë dhënë pëlqimin mjedisor.
“MMPH ka lëshuar pëlqim mjedisore pasi që AVUK, ka bërë kërkesën për pëlqim mjedisore dhe investitori ka përgatitur raportin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Aktualisht MMPH, është duke e ndryshuar/plotësuar strategjinë nacionale për menaxhimin e mbeturinave, në të cilën sigurisht do të inkorporohen edhe kahet e menaxhimit të nënprodukteve të kafshëve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit.
Ministria thotë se për lokacionin se ku duhet të hidhen mbetjet shtazore vendos Agjencia e Veterinë dhe Ushqimit, por nga AVUK-u kanë thënë se kjo çështje është në kompetencat e MMPH-së.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi për fabrikën e riciklimit të mbetjeve shtazore, thotë se punimet kanë nisur qe një kohë dhe që shpejt presin funksionalizimin e saj.
“Për momentin është Ministria e Ambientit e cila kujdeset për caktime të lokacioneve të trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, por në të ardhmen ne shpresojmë shumë shpejt që do ta kemi një fabrikë që është vetëm duke u punuar. Fabrika është nisur shumë moti, është punuar në të dhe ne presim që ajo të finalizohet dhe të lëshohet”, u shpreh ai.
KP ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë fabrike edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, por nuk ka qenë e mundur.
Kostoja e fabrikës për përpunimin dhe asgjësimin e nënprodukteve të kafshëve është 7.7 milionë euro, prej të cilave 5.7 milionë janë ndarë nga BE-ja, përkatësisht Komisioni Evropian, kurse 2 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.
Kjo fabrikë pritet të jetë e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit duke vendosur një sistemi efektiv e të sigurt për trajtimin e nën-produkteve të kafshëve.
Ndryshe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ditë më parë ka marrë vendim që nga 15 shtatori të nisë një aksion për pastrimin e ambientit, aksion ky i cili pritet të zgjasë 3 muaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa