Në mesin e 38 martirëve të Kishës Katolike, që lumturohen sot në Shkodër, është prifti katolik gjerman, Josef Marxen.
Mbesa, Cecilia Giebermann rrëfen për rinjohjen me dajën e madh e frymëzimin që i dha figura e tij.
Zonja Giebermann, prifti katolik Josef Marxen (1906-1946) është në mesin e 38 martirëve të Kishës Katolike që lumturohen të shtunën më 5 nëntor në Shkodër. Ai është edhe daja juaj i madh, ju ndodheni në Shqipëri për këtë ceremoni, çfarë do të thotë kjo për ju?
Cecilia Giebermann: Kur mësova për herë të parë për lumturimin jam habitur shumë. Mund të them se është një ngjarje që më tronditi emocionalisht. Ky udhëtim në Shqipëri është pika kulmore dhe përmbyllja e një pune disavjeçare, që kanë pasur ndikim edhe në familjen tonë. Jam shumë e gëzuar që këtë herë në Shqipëri mund të jemi të gjithë si familje; bashkëshorti im, pesë fëmjët tanë, dhe sigurisht Gjergji, një djalë i ri shqiptar që jeton prej një viti tek ne.
Sa dinit më parë për dajën e madh – priftin katolik Josef Marxen, i nderuar dikur për përkushtimin e tij mes banorëve, i cili shërbeu në Tiranë nga viti 1930 deri në 1946-n, kohë kur ai u ekzekutua?
Cecilia Giebermann: Kur isha e vogël dhe kam pyetur për vëllezërit dhe motrat e gjyshërve të mi, mësova vetëm se daja i madh, Jozef-i, (në Shqipëri prifti njihej me emrin „Dom Zefi”, shën .red.) ka ndërruar jetë në Shqipëri. Në atë kohë u mjaftova me kaq. Por natyrisht në vitin 2008 u rizgjua interesi im për të.
..Ky ishte viti kur ju mësuat se prifti Josef Marxen, martir i kishës katolike do të lumturohet, një motiv për të nisur kërkime të reja, të cilat u përmblodhën në një libër që ju e botuat këtë vit. Çfarë ju nxiti për botimin?
Cecilia Giebermann: Doja me këtë libër „Josef Marxen- misionar në Shqipëri – në kërkim të gjurmëve” të paraqisja figurën e tij si një misionar bindës, i ndershëm, ashtu siç e konfirmojnë edhe rrëfimet e dëshmitarëve të kohës. Doja ta rrëfeja historinë e tij.
Besimtarët katolikë e dinin që komunistët donin t’i vrisnin. Priftërinjtë mund të ishin larguar nga vendi për të vazhduar në siguri jetën e tyre. Por ata vendosën të qëndronin për të lënë edhe një dëshmi të besimit të tyre, shpesh nën tortura të rënda. Pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri besimi është i lirë të praktikohet. Shembulli bindës i martirëve të inkurajon.
Ju keni shkuar për këtë disa herë edhe në Shqipëri. Çfarë mësuat në këto udhëtime?
Cecilia Giebermann: Në Shqipëri e kuptova shpejt pse daja i madh e ka dashur këtë vend: Njerëzit janë miqësorë në një mënyrë të tillë që më ka prekur shumë edhe mua. Në veriun e Shqipërisë ata e jetojnë besimin katolik në një formë shumë të vjetër dhe të respektueshme, shoh shumë të mira tek kjo. Nga këto udhëtime kam marrë me vete këto përshtypje që përmenda dhe disa miqësi.
Dua të them se dëshiroj shumë që lidhja jonë me Shqipërinë dhe shqiptarët që vijnë këtu të bëhet më intensive. Ndoshta mund të na bëhen shembull përzemërsia dhe çiltërsia e priftit Josef Marxen në takimet e tij me shqiptarët. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker