LAJMI I FUNDIT:

Mbappe me kërkesë të çmendur për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë

Mbappe me kërkesë të çmendur për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë

Kylian Mbappe thuhet se po kërkon 240 milionë euro nëse ndonjë klub i do shërbimet e tij këtë verë. 

Sulmuesi i PSG -së dhe Francës është aktualisht me pushime pas një sezoni rraskapitës, por jashtëzakonisht të suksesshëm.

Për klubin e tij, Mbappe shënoi 41 gola në 43 ndeshje, ndërsa ai gjithashtu shtoi 13 gola të tjerë për Les Bleus gjatë 12 muajve të fundit – që përfshinte fitimin e Këpucës së Artë në Kupën e Botës në Katar.


Simulohet vrapimi me imazhet e Usain Bolt dhe Kylian Mbappes në 100 metra
Lexo po ashtu Simulohet vrapimi me imazhet e Usain Bolt dhe Kylian Mbappes në 100 metra

Megjithatë, aktualisht ka pasiguri për të ardhmen e tij me parisienët pasi ai konfirmoi dëshirën për t’u larguar nga klubi pas skadimit të kontratës së tij në qershor 2024.

Ai ka qenë i lidhur me një mori klubesh, duke përfshirë Real Madridin – të cilin Mbappe e refuzoi verën e kaluar për të nënshkruar një kontratë të re me PSG-në edhe pse paga e tij e raportuar prej 1 milion euro në javë shihet si një sfidë e mundshme për çdo klub.

Dhe, sipas Marca, ylli i Francës – i cili përfaqësohet nga nëna e tij Fayza Lamari – do të kërkonte një paketë me vlerë 240 milionë euro nga çdo klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori