Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër
![Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kylian-mbappe-780x439.png)
Kylian Mbappe pati një grindje të ashpër me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi të dielën mbrëma përpara ndeshjes kundër Toulouse, ndeshja e fundit e parisienëve në ligë në shtëpi dhe e fundit e lojtarit në Parc des Princes si lojtar i klubit.
Miliarderi nga Katari thuhet se e kishte inat sulmuesit francez sepse ky i fundit nuk e përmendi atë në videon e tij të lamtumirës, e cila u shfaq në ekranin e madh në stadiumin e Parisit para ndeshjes.
Sipas Le Parisien, një debat i ashpër shpërtheu mes Mbappes dhe Al-Khelaifit, të cilët nuk kanë folur që kur Mbappe njoftoi se do të largohet në fund të sezonit. Dyshja, sipas Le Parisien, u mbyllën në një dhomë nga e cila u dëgjua një britmë. “Muret po dridheshin”, shkruan një gazetë franceze.
Mbappe u transferua erdhi te PSG në vitin 2018 për 180 milionë euro nga Monaco. Edhe pse ai luajti me Messin dhe Neymarin, ai nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.
Këtë nuk ia doli as këtë vit, PSG u eliminua në gjysmëfinale nga Borussia Dortmund. Prej disa kohësh është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet. Presidenti i klubit e mbajti atë dy vite më parë me një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit.
Ai mori një bonus prej 180 milionë eurosh vetëm për nënshkrimin e kontratës dhe 70 milionë shtesë në fund të çdo viti të kontratës, e cila është dashur të zgjasë për tre vjet. Por atij iu ofrua opsioni për t’u larguar falas pas dy sezonesh dhe ai vendosi të përfitonte nga ky opsion.
Kjo gjë e zemëroi Al-Khelaifin, por pavarësisht kësaj dhe përleshjes së ashpër verbale me të të dielën, ai vendosi të ndahej me të mbrëmë me shprehje mirënjohjeje dhe respekti. Në ceremoninë ku u shpall lojtari më i mirë i sezonit në ligën franceze, ai tha: “Falënderoj të gjithë njerëzit e klubit dhe presidentin. Do të më mungojnë. Por largohem me kokën lart”.
Edhe pse prej kohësh dihet se kur dhe ku largohet Mbappe, ai nuk pranon të përmendë Realin.
Kështu ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit se ku po largohej në ceremoni: “Gjithçka në kohën e vet. Tani për tani mund të them vetëm se po largohem nga PSG. Për të tjerat nuk është ende koha për këtë. Babai im donte që unë të hyja në historinë e Ligue 1 para se të shkoja. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe jam i lumtur që kam qenë në gjendje ta bëj atë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-231907-780x439.png)
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
![Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doncic-2-780x439.jpg)
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike
![“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/NAINGOLAN-2--780x439.jpg)
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
![“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jose-mourinho-1212-780x439.jpg)
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
![Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-080923-780x439.jpg)
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht