LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 8° cloudy

Mbahet tryeza e dialogut ndërfetar, Rama: Mundësi e veçantë për të reflektuar dhe për të bashkëpunuar

Mbahet tryeza e dialogut ndërfetar, Rama: Mundësi e veçantë për të reflektuar dhe për të bashkëpunuar

Në Prishtinë është duke u mbajtur tryeza e dialogut ndërfetar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ky  moment i tryezës së dialogut ndërfetar në Prishtinë, që është i pari i këtij lloji në rajon, është një mundësi e veçantë për të reflektuar dhe për të bashkëpunuar mbi vlerat thelbësore të shoqërisë shqiptare: bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare.

“Në një periudhë kur bota po përballet me sfida të mëdha që kërcënojnë kohezionin shoqëror dhe paqen globale, modeli i harmonisë fetare shqiptare është një shembull i fuqishëm që tregon se si dialogu dhe mirëkuptimi mund të ndërtojnë ura dhe të forcojnë lidhjet mes njerëzve, pavarësisht dallimeve fetare dhe kulturore”, ka deklaruar Rama, transmeton Telegrafi.


Ai ka pohuar se paqja nuk është vetëm diçka për t’u pritur ose predikuar nga jashtë, por duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe të rrezatojë në veprimet dhe ndërveprimet tona të përditshme.

“Qytetet tona janë pasqyrë e vetëdijes kolektive që kemi dhe vlerave që ngërthejmë. Nuk janë vetëm struktura betoni dhe çeliku, por pasqyrime të lidhjeve që ndërtojmë mes nesh dhe të asaj që duam të shohim për të ardhmen. Imagjinoni një qytet ku çdo rrugë, çdo ndërtesë dhe çdo shesh është dizajnuar për të pasqyruar këtë filozofi të paqes, ku hapësirat publike janë të hapura për të gjithë dhe inkurajojnë bashkëpunimin dhe mirësjelljen”, ka theksuar ai.

Rama shtoi tutje se “Ndërtesat gjithashtu nuk duhet të jenë thjesht struktura funksionale, por duhet të shërbejnë si mekanizma që forcojnë lidhjet tona”.

“Paqja, përveç se është një gjendje individuale, duhet të shfaqet edhe në hapësirat që krijojmë. Le të ndërtojmë “Parqe të Vëmendjes”, hapësira pa teknologji, ku njerëzit mund të përqendrohen dhe të ndihen të pranishëm në momentin e tanishëm, duke u lidhur me natyrën dhe njëri-tjetrin”, tha ai.

Rama pohon se në këtë drejtim “do të krijojmë “Laboratorët e Paqes” në shkolla, ku nxënësit do të mësojnë zgjidhjen e konflikteve dhe do të krijojnë projekte për ruajtjen e natyrës. Do të formojmë “Këshillat e Bashkëdizajnimit për qytetarët”, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të kontribuojnë në zhvillimin e hapësirave publike. Po ashtu, nisma “Çka do të bënte dashuria?” do të bëjë që çdo punonjës i qytetit të pyesë veten çdo ditë se si mund të sjellë dashurinë dhe paqen në punën e tij”.

“Kështu, kur zgjedhim paqen dhe dashurinë mbi frikën dhe urrejtjen, jo vetëm që transformojmë vetveten, por gjithashtu krijojmë një qytet dhe një shoqëri që është model për të ardhmen. Prandaj, le të bashkëpunojmë për të krijuar një qytet ku të gjithë mund të lulëzojmë dhe të jemi, së bashku, paqja që rindërton botën”, tha ai.

Ai deklaroi se është falënderues për liderët fetarë që u mblodhën në tryezën e dialogut ndërfetar dhe që nënshkruan zotimin për të bashkëpunuar për të mirën e përbashkët të njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri

Kronika e Zezë
Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

Magazina
Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

Lajme
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme

"Avullimin e 166 mijë eurove", avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut

Lajme
Kalo në kategori